239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Data:

Shpërndaje:

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250 milionë eurot e siguruara përmes kredisë së favorshme nga Banka Hungareze për Eksport dhe Import, deri tani 239 milionë euro janë plasuar në kompanitë vendore. Sipas saj, këto mjete kanë nxitur investime në sektorin privat, rritje të prodhimit, punësime të reja dhe konkurrueshmëri më të madhe të kompanive. Në postim, ministrja thotë se kreditimi korporativ gjatë periudhës së zbatimit të masës është rritur mesatarisht me 15 për qind në vit, ndërsa rritja e ekonomisë në tremujorin e parë të vitit 2026 ka arritur në 3,1 për qind. Ajo thekson se tregues pozitivë janë vërejtur edhe te eksporti, prodhimi industrial dhe punësimi, duke vlerësuar se Qeveria do të vazhdojë me masa për rritjen e investimeve dhe zhvillimin e kompanive vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...