Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Data:

Shpërndaje:

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me të cilat sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, mjete për krijimin e linjes nacionale SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore, si dhe mjete për hapjen dhe vënien në funksion të dy qendrave të kujdesit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore.

Propozimi i ribalancit të plotësuar me amendamentet e përfshira pas debatit në Komisionin e Financave dhe Buxhetit në Kuvend dhe ndryshimet e propozuara do të parashtrohet në Kuvend për miratim.

Me ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 379.5 miliardë denarësh. Shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel prej 425.8 miliardë denarësh, me ç’rast mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë.

Me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për subvencione në bujqësi, më shumë mjete për subvencione në transportin hekurudhor, për mbështetje të sportit, si dhe për standardin e studentëve dhe nxënësve. Gjithashtu, është siguruar mbështetje shtesë për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes mjeteve për kompensime sociale, shoqëritë mbrojtëse, kuzhinat popullore dhe masat për deinstitucionalizim, si dhe mjete shtesë për mbrojtjen shëndetësore. Me rebalancin sigurohen mjete shtesë për investime kapitale, në vlerë prej rreth 46 miliardë denarësh, që është rritje për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë zvogëluar.

Me ribalancin, deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, ose 4.1% e PBB-së. Rritja ekonomike është projektuar në nivel prej 3.5%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...