Në prill u lëshuan 38% më pak leje ndërtimi, planifikohet ndërtimi i 722 banesave

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Në prill të këtij viti janë lëshuar 291 leje ndërtimi, që paraqet një rënie prej 38 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Zhurnal.

Numri më i madh i lejeve të ndërtimit, gjithsej 83, është lëshuar në Rajonin e Pollogut. Pasojnë Rajoni i Shkupit me 72 leje, Rajoni Jugperëndimor me 32, Rajoni Lindor me 28, Rajoni Juglindor me 26, Rajoni i Pellagonisë me 24 dhe Rajoni Verilindor me 3 leje.
Sipas lejeve të lëshuara, vlera e paraparë e objekteve arrin në 4.577.429.000 denarë, që është 41,8 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 208 ose 71,5 për qind janë për objekte të ndërtimit të lartë, 27 ose 9,3 për qind për objekte të ndërtimit të ulët dhe 56 ose 19,2 për qind për objekte që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

Nga gjithsej 291 objekte, në 197 raste (67,7 për qind) investitorë janë persona fizikë, ndërsa në 94 raste (32,3 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Gjatë periudhës raportuese është paraparë ndërtimi i 722 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 65.663 metrash katrorë. Numri më i madh i banesave është planifikuar në Rajonin e Shkupit me 261 banesa, pasuar nga Rajoni Jugperëndimor me 154, Rajoni i Vardarit me 138, Rajoni i Pollogut me 107, Rajoni Lindor me 39 dhe Rajoni i Pellagonisë me 11 banesa. /Zhurnal.mk përcjell Zhurnal.mk .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

KE propozon gjysmë miliardë euro për bujqit e BE-së, a duhet të ndihmohen edhe bujqit e Maqedonisë së Veriut?

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Paketa parasheh përdorimin e rezervës bujqësore në kuadër të politikës së përbashkët bujqësore...

Mickoski fton kompanitë turke: RMV ofron partneritet dhe mundësi të reja

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot po qëndron për vizitë pune në Turqi...

Ministria e Financave: Nga 230 milionë euro për kompanitë vendore nga kredia hungareze, janë realizuar 92 për qind e mjeteve totale përcjell Zhurnal.mk...

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Financave ka kryer transferimin e 131 milionë denarëve nga Buxheti qendror...

ASK: Mbi 762 mijë vizitorë në Kosovë gjatë vitit 2025, rritje e ndjeshme e turizmit

Prishtinë,10 qershor, Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin vjetor për Statistikat e Hotelerisë...