OKTA me iniciativë për uljen e çmimit të karburanteve – 2 denarë më lirë për litër deri në fund të marsit

Data:

Shpërndaje:

Kompania OKTA AD Skopje ka nisur një iniciativë për të mbështetur tregun vendor të derivateve të naftës, pas sigurimit të sasive shtesë të karburanteve përmes produktovodit VARDAX Pipeline.

Duke filluar nga 13 marsi deri në fund të muajit, OKTA do të ofrojë zbritje prej 2 denarësh për litër për dizel dhe benzinë për tregtarët që furnizohen me karburant nga kompania. Kjo u mundëson partnerëve me shumicë dhe pakicë që këtë përfitim ta reflektojnë edhe në çmimet që u ofrojnë konsumatorëve.

Sipas vlerësimeve, bazuar në sasitë e karburanteve që pritet të plasohen në treg deri në fund të marsit, kjo iniciativë përfaqëson mbështetje për tregun në vlerë rreth 2 milionë euro.

Drejtori ekzekutiv i OKTA AD Skopje, Dimitrios Paschos, theksoi se kompania po ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur tregun dhe konsumatorët në një periudhë të pasigurisë në tregjet energjetike.

Ndërkohë, ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, deklaroi se rritja e furnizimit përmes produktovodit VARDAX është një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të karburanteve.

Kjo iniciativë synon të lehtësojë presionin ndaj familjeve dhe bizneseve, duke kontribuar në stabilitetin e tregut të derivateve të naftës në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...