Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve të naftës, Qeveria do të ndërhyjë

Data:

Shpërndaje:

Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse pritet të rriten çmimet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, edhe pse siç u shpreh KRRE është trup i pavarur dhe nuk ai nuk i komenton vendimet e tij.

“Nëse ka një rritje të menjëhershme dramatike ne si Qeveri të martën në seancë të Qeverisë do të intervenojmë, kemi disa opcione në dispozicion, nëse do të ulim akcizat, apo tatimin e vlerës së shtuar. Kështu që ne si Qeveri, apsolutisht do të jemi në anën e asaj që është interesi jonë dhe ai është standardi i qytetarëve”.Hristijan Mickoski, kryeministër

Kryeministri njoftoi se kanë pasur takim me distributorët e naftës dhe derivateve të naftës dhe se konkluzioni i përbashkët i atij takimi, është që apsolutisht ka naftë të mjaftueshme në shtet dhe porositi qytetarët që të jenë të qetë.

I pyetur për informacione se në disa pompa të bënzinës ka qenë e ndaluar të mbushja e veturës pas orës 22:00, me qëllim që naftën që e kanë blerë me çmim më të lirë, ta ruajnë për ta shitur më shtrenjtë, kryeministri paralajëmroi sanksionimin e tyre.

“Kishte informacione të tilla. Inspektorati Shtetërori Tregut është në terren. Kemi informacione nga terreni se çfarë po ndodh, kështu që çdo sjellje devijante do të sanksionohet sipas ligjit dhe rregullores”.Hristijan Mickoski, kryeministër

Çmimet e reja të derivateve të naftës, Komisioni Rregullator i Energjetikës, pritet t’i publikoj të hënën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...