Lidhja e Sindikatave protestoi për rritjen e pagës minimale – Sindikatat kërkojnë që minimalja të rritet në 600 euro

Data:

Shpërndaje:

Lidhja e Sindikatave protestoi për rritjen e pagës minimale. Sindikatat kërkojnë që minimalja të rritet në 600 euro ndërsa rritje të ketë edhe te pagat e tjera. Në protestën e sotme protestuesit i bënë thirrje deputetëve që në afat sa më të shkurtër kohor të miratojnë ndryshimet ligjore për rritjen e pagës minimale, në të kundërtën do të ketë protesta të reja, bllokada e grevë.

“Njerëzit që ju i zgjidhni që të mundësojnë luks për veten, ndërsa për ju thërrima. 120 deputetë të zgjedhur në Kuvend, një vit refuzojnë të miratojnë ndryshimet ligjore pëer pagën minimale, me të cilat pagat e punëtorëve do të rriten për 6 mijë denarë, ndërsa paga minimale nuk do të jetë nën 600 euro. Kërkojmë që menjëherë, që nesër të propozoni ndryshime dhe plotësime të Ligjit pëer Pagën Minimale  që të rritet në 600 euro, që të ndihmoni 200 mijë punëtorët, të cilët marrin paga nën 30 mijë denarë, që t’i nxirrni punëtorët nga varfëria,” deklaroi Sllobodan Trendafillov, Kryetar i LSM-së.

“Sot protestojmë që të marrim rritje të pagës minimale në 600 euro. A jeni të kjënaqur me pagën? Me pagën e tanishme jo. Mund të lidhni muajin me muaj? Jo,” tha një protestues.

“Përse protestoni? Për pagë më të lartë. Nesër të jemi në numër më të madh të dalin të gjithë, më të fortit e fejsbukut,” tha një tjetër protestues. /alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...