ShA MEPSO vë në provë largpërçuesin 110 kV TS Manastir 1 – TS Prilep 1

Data:

Shpërndaje:

ShA – Shkup njofton opinionin profesional se largpërçuesi 110 kV nr. 109 në relacionin TS Manastir 1 – TS Prilep 1, i rekonstruktuar, është vendosur me sukses nën tension dhe është vënë në punë të funksionimit.

Rekonstruktimi është kryer në trasën ekzistuese të linjës, ku linja ekzistuese 110 kV me shtylla të armuara-beton, e ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, është demontuar plotësisht dhe është zëvendësuar me linjë të re me shtylla çeliku-rrjetë. Linja e re e ndërtuar ka gjatësi totale prej 33,5 km dhe përbëhet nga 125 shtylla çeliku.

Në kuadër të projektit është kryer zëvendësim i plotë dhe montim i pajisjeve të reja përçuese dhe izoluese, duke përfshirë përçues fazorë, tel mbrojtës, izolatorë dhe pajisje shoqëruese, me çka është siguruar kapacitet i rritur transmetues i linjës dhe karakteristika elektrike dhe mekanike të përmirësuara në krahasim me gjendjen e mëparshme. Kapaciteti i rritur transmetues kontribuon në përmirësimin e besueshmërisë, stabilitetit dhe fleksibilitetit operativ të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në rajon.

Projekti është realizuar në kuadër të Lot 1 – “Rekonstruktimi i largpërçuesit 110 kV TS Manastir 1 – TS Prilep 1“, i financuar përmes huasë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Punimet ndërtimore, elektromontuese dhe elektroenergjetike janë kryer në periudhën nga viti 2023 deri në 2025. Kryerës i punimeve ishte konsorciumi i udhëhequr nga JV CA Dalekovod – Zagreb, i cili i realizoi aktivitetet në përputhje me kushtet kontraktuale dhe standardet teknike në fuqi. Pas përfundimit të punimeve janë kryer të gjitha provat dhe kontrollimet teknike të parashikuara, pas çka linja është vendosur nën tension dhe është vënë në funksionim testues.

Me realizimin e këtij projekti, ShA  MEPSO vazhdon me modernizimin sistematik dhe forcimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike, me qëllim rritjen e besueshmërisë në furnizimin me energji elektrike dhe avancimin e stabilitetit dhe kapacitetit të rrjetit transmetues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...