Të ardhura rekord nga koncesionet: Nëntë muajt e parë janë arkëtuar 931 milionë denarë nga kompensimet për shrytëzimin e lëndëve të para minerale

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 26 nëntor – Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se arkëtimi i
kompensimeve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në tremujorin e tretë të vitit 2025
arriti në 384.166.062,00 denarë. Kjo paraqet një rritje mbi dy herë e gjysmë krahasuar me të
njëjtin periudhë të vitit 2024, kur ishin arkëtuar 147.703.963,00 denarë.
Ky sukses vjen pas rezultateve të jashtëzakonshme të tremujorit të parë të vitit 2025, kur u
arkëtuan 260.327.223,00 denarë, krahasuar me 110.576.324 denarë në tremujorin e parë të
vitit 2024, si dhe tremujorit të dytë të vitit 2025, kur u arkëtuan 286.355.517,00 denarë,
ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin arkëtuar 133.576.534 denarë.
Në total, për nëntë muajt e vitit 2025, Ministria realizoi arkëtim prej mbi 931.000.000
denarësh, që përbën sukses historik në menaxhimin e resurseve natyrore dhe paraqet rritje
mbi dy herë e gjysmë keahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024
Ministria pret që kjo shifër të vazhdojë të rritet duke pasur parasysh se janë dërguar
paraljmërime për koncesionarët që ende nuk e kanë rregulluar detyrimin e pagesës, me
kërkesën që ta bëjnë këtë brenda afatit; përndyrshe rrezikojnë ndërprerjen e kontrateve, për
ata që nuk i respektojnë ligjet. Qeveria, me propozim të Ministrisë së Energjisë, Minierave
dhe Burimeve Minerale, në periudhën e kaluar ka marrë gjithsej 46 vendime për ndërprerje
të njëanshme të kontratave të koncesionit për shfrytëzim të lëndëve të para minerale,
një pjesë e të cilave për shkak të mos – pagesës së kompensimit të koncesionit sipas Tarfiës së
përcaktuar
Këto rezultate janë pasojë direkte e aktiviteteve të përkushtuara të Ministrisë për
përmirësimin e arkëtimit dhe forcimin e kontrollit mbi detyrimet e koncesionarëve,duke
përfshirë:
 Kontrolle të shtuara inspektuese: Kryerje të rregullta dhe të jashtëzakonshme të
kontrolleve në terren për të siguruar përputhshmëri me detyrimet ligjore.
 Paralajmërime me shkrim dhe sanksione: Јаnë dërguar njoftime paralajmëruese të
koncesionarët për shlyrjen me kohë të detyrimeve, me ndërprerje të njëanshme të
kontratave për ata që nuk i respektojnë ligjet .
 Tarifë e re nga 1 janari 2025: Është futur një tarifë e re që rrit vlerën e
kompensimeve deri 100% duke siguruar vlerë të drejtë për shrytëzimin e resurseve
natyrore. Këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me mineralet energjetike, si qymyri, me
qëllim që të mbrohen qytetarët nga presione shtesë mbi çmimet e energjisë elektrike.

Rritja e arkëtimit kontribuon drejtëpërdrejt në rritjen e buxheteve të komunave ku operojnë
koncesionarët, si dhe të buxhetit shtetëror. Këto mjete investohen në:
 Buxhete më të mëdha për komunat,
 Investime në infrastukturë komunale,
 Projekte për tranzacion energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm.
 Projekte për mbrotjen e mjedisit jetësor.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar vendosjes së
standardeve më të larta për menaxhim transparent dhe të drejtë të resurseve natyrore. Këto
rezultate janë dëshmi për përkushtimin tonë që të forcojmë përfitimet ekonomike nga
shfrytëzimi i lëndëve të para minerale, duke siguruar njëkohësisht zhvillim të qëndrueshëm
dhe mbështetje për komunitetet lokale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...