Pofix sërish në majë: për të dytin vit radhazi renditet e dyta në Top100

Data:

Shpërndaje:

Pofix vazhdon të dëshmojë fuqinë dhe stabilitetin e saj në tregun ndërtimor. Edhe këtë vit, kompania është renditur në vendin e dytë në listën prestigjioze të OMEVP-së, duke konfirmuar suksesin e qëndrueshëm dhe rritjen e vazhdueshme.

Drejtori Naim Ismaili thekson se ky është viti i dytë radhazi që Pofix arrin këtë pozicion të lartë, një tregues i përkushtimit, cilësisë dhe seriozitetit me të cilin kompania operon.

E themeluar në vitin 2002 nga dy vëllezër nga Tetova, Pofix sot njihet si një nga kompanitë më të fuqishme në vend në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve ndërtimore. Me një vizion të qartë dhe standarde të larta profesionale, Pofix vazhdon të mbajë ritmin e zhvillimit dhe të jetë ndër liderët e industrisë.

Renditja e këtij viti vjen si një tjetër dëshmi e besimit që tregu dhe klientët kanë ndaj markës Pofix.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...