Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln € si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

Data:

Shpërndaje:

Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është aplikuar dhe paguar kamatëvonesë.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro.

Muaji me nivelin më të lartë të kamatëvonesave ishte gushti me 122 milionë lekë apo rreth 1.22 milionë euro dhe pas saj vjen korriku me 850 mijë euro dhe janari me mbi 830 mijë euro.

Sa i takon numrit të faturave mujore mbi të cilat janë paguar kamatëvonesa ato luhaten mes 300 mijë që është muaji me nivelin më të ulët që përkon me shkurtin dhe mbi 464 mijë që është muaji gusht.

Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.

Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.

Deri në fund të gushtit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 50.7 miliardë lekë apo rreth 507 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 97.8 për qind për 8-mujorin.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.36 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 8 muajt të këtij viti ishin 8.5 milionë./Marrë nga Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...