Rënia e Kosovës, ngritja e Shqipërisë – ja si renditen pasaportat e Ballkanit në Indeksin Henley 2025

Data:

Shpërndaje:

Në përditësimin më të fundit të Indeksit të Pasaportave Henley, që mat fuqinë e pasaportave globale bazuar në lirinë e udhëtimit pa vizë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar lëvizje të ndryshme në renditje, me disa përmirësime dhe disa rënie të ndjeshme.

Pasaporta e Kosovës ka rënë me katër pozita, duke kaluar nga vendi i 61-të në të 65-in, dhe me këtë, qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë pa vizë në 81 shtete, një më pak se në tremujorin paraprak, përcjell INA.

Në kontrast, pasaporta e Shqipërisë ka shënuar rritje prej dy pozicionesh, duke u renditur në vendin e 47-të me 122 destinacione pa viza – duke përmirësuar ndjeshëm pozicionin në raport me rajonin.

Edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë pozicionime më të favorshme në krahasim me Kosovën:

Serbia – e renditur në vendin e 36-të, me akses të gjerë ndërkombëtar pa vizë;

Maqedonia e Veriut – në vendin e 42-të;

Mali i Zi – në pozitën e 43-të;

Bosnja dhe Hercegovina – e barabartë me Shqipërinë, në vendin e 47-të.

Këto të dhëna tregojnë se, përkundër liberalizimit të vonshëm të vizave për qytetarët e Kosovës, pasaporta kosovare mbetet më pak e fuqishmja në rajon, një tregues i qartë i sfidave që ende e ndjekin Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, në nivel global, Singapori kryeson listën me akses pa viza në 193 destinacione, ndjekur nga Koreja e Jugut (190) dhe Japonia (189). Në një zhvillim të papritur, pasaporta amerikane është për herë të parë jashtë Top-10, duke u renditur në vendin e 12-të, krahas Malajzisë, me hyrje pa vizë në 180 vende.

Indeksi i Pasaportave Henley publikohet çdo tremujor nga Henley & Partners, një firmë konsulence globale me seli në Londër, që përdor të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...