Maqedonia e Veriut sërish merr borxh – ja sa milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut po merr borxh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, me një kredi në vlerë prej 15.000.000 euro, e dedikuar për financimin shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor, thuhet në Ligjin e dorëzuar në Kuvend.

Në ligj theksohet se Marrëveshja për kredi për financim shtesë të Projektit për përmirësimin e arsimit fillor do të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe BIRD – Bankës Botërore.

Gjithashtu, është përcaktuar se afati i shlyerjes së kredisë është 12 vjet, me një periudhë grejsi prej tre vjetësh. Norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujor me një marzh variabil.

– Kredia do të shlyhet në 18 këste gjashtëmujore, nga të cilat 17 këste do të jenë secila në masën prej 5,56% të shumës së kredisë, ndërsa kësti i fundit, i 18-ti, në masën prej 5,48% të shumës së kredisë. Kredia nga ky ligj do të shlyhet më 15 qershor dhe më 15 dhjetor të çdo viti – theksohet në zgjidhjen ligjore të dorëzuar deputetëve.

Parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes është miratimi i Ligjit për huamarrje, në përputhje me procedurën për huamarrje me nënshkrimin e Marrëveshjes për kredi të përcaktuar në Ligjin për borxhin publik, si dhe pagesat për komisione ndaj bankës.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...