Ku jetojnë më mirë të rinjtë: Publikohet lista e qyteteve ideale për vitin 2025

Data:

Shpërndaje:

Sipas një anketimi të revistës prestigjioze Time Out, e cila u përqendrua vetëm te të rinjtë nën moshën 30 vjeç, rezulton se perceptimi për qytetet më të mira për të jetuar është shumë ndryshe kur pyeten vetëm gjenerata e re (Gen Z), krahasuar me gjithë popullatën.

Në janar të këtij viti, një sondazh global me mbi 18.500 pjesëmarrës e shpalli qytetin Cape Town si më të mirin për të jetuar në vitin 2025. Por kur të dhënat u filtruan vetëm sipas përgjigjeve të të rinjve nga mosha 13 deri në 28 vjeç, fituesi i padiskutueshëm doli të ishte Bangkok.

Bangkok u vlerësua më së larti për lumturinë e përgjithshme, koston e përballueshme të jetesës dhe mundësinë e madhe për të njohur njerëz të rinj.

Pjesëmarrësit e rinj e përshkruan shpesh si një “qytet ideal për të krijuar miqësi”, me një ofertë kulturore të pasur dhe atraksione ikonike si tempulli Wat Arun dhe Pallati i Madh.

Në vendin e dytë u rendit Melbourne, i cili u vlerësua si shumë gjithëpërfshirës dhe me një skenë arti të jashtëzakonshme. Pothuajse të gjithë të rinjtë pjesëmarrës e cilësuan cilësinë e jetës atje si “shumë të mirë” ose “të jashtëzakonshme”.

Cape Town, megjithëse nuk ishte më i pari për të rinjtë, mbetet në vend të tretë dhe vlerësohet për bukuritë natyrore, mundësitë e shumta për aktivitete në natyrë dhe jetën e gjallë të natës./Faktor.mk

Top 10 qytetet më të mira për të rinjtë në vitin 2025:

Bangkok, Tajlandë

Melbourne, Australi

Cape Town, Afrika e Jugut

New York, SHBA

Kopenhagë, Danimarkë

Barcelona, Spanjë

Edinburgh, Skoci

Mexico City, Meksikë

Londër, Angli

Shanghai, Kinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...