Mickoski: Bruto dhe neto paga mesatare rritet për më shumë se 11 për qind

Data:

Shpërndaje:

Bruto dhe neto paga mesatare rriten më shumë se 11 për qind dhe kjo është dëshmi e mjaftueshme se nga opozita krijojnë të pavërteta, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski – Pitu”.

Sipas Mickoski, edhe kjo nuk është e mjaftueshme, paga mesatare duhet të jetë akoma më e madhe dhe në këtë drejtim, theksoi Mickoski ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë.

“Dua të them që paga mesatare duhet të jetë edhe më e lartë dhe ne, si Qeveri, vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Por vetë fakti që paga mesatare bruto dhe neto po rriten me më shumë se 11 për qind është një mohim për të gjithë ata, do të thoja nekrofilë në kuadër të opozitës, të cilët në periudhën e kaluar kanë ndërtuar dhe ushqyer vazhdimisht publikun me gënjeshtra se pagat nuk janë rritur, se pagat kanë ngecur, etj. Këto të dhëna që po vijnë tani janë provë e mjaftueshme se ata që, përveçse nuk thonë të vërtetën, por spekulojnë, ndërtojnë dhe krijojnë të pavërteta, nuk mund të arrijnë asgjë. Pikërisht për këtë është e tillë situata në opozitë dhe pikërisht për këtë populli ka humbur besimin tek ata”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Gjatë vizitës së sotme në Shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, kryeministri paralajmëroi punë për të ardhura më të mëdha të punëtorëve

“Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë për të ardhura akoma më të mëdha të punonjësve, për shkak se qëllimi ynë është që të realizojmë atë që qytetarët tanë e presin nga ne”, theksoi kryeministri Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...