Trump zbulon një plan financimi 500 miliardë dollarë për inteligjencën artificiale

Data:

Shpërndaje:

Presidenti Amerikan Donald Trump zbuloi ditën e Marte një plan financimi prej 500 miliardë dollarësh për infrastrukturat private të inteligjencës artificiale ndërsa Shtetet e Bashkuara synojnë të tejkalojnë shtetet rivale në teknologji kritike.

Trump tha se krijuesi i ChatGPT OpenAI, SoftBank dhe Oracle kanë planifikuar të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët quajtur Stargate e cila sipas tij do të ndërtojë qendra të dhënash dhe të krijojë mëse 100 mijë vende pune në SHBA.

Këto kompani, së bashku me mbështetës të tjerë të Stargate, kanë premtuar 100 miliardë dollarë investim, ndërsa pjesa tjetër do të investohet në katër vitet e ardhshme.

CEO i SoftBank Masayoshi Son, CEO i OpenAI Sam Altman dhe CEO i Oracle Larry Ellison ishin në Shtëpinë e Bardhë për lançimin e këtij plani. Qendrat e para të të dhënave do të ndërtohen në Teksas.

Në total 20 të tilla do të ndërtohen dhe projekti mund të shfrytëzohet për të mbështetur analizën e rekordeve shëndetësore përmes AI tha Larry Ellison.

Lajmi vjen një ditë pasi Trump mori drejtimin duke anuluar urdhrin ekzekutiv të Biden për inteligjencën artificiale e cila kishte për qëllim reduktimin e rreziqeve që vinë nga AI ndaj konsumatorëve, punonjësve dhe sigurisë kombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...