Murtezani: Zhvillimi i një mekanizmi të ri për skriningun e investimeve të huaja direkte nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike

Data:

Shpërndaje:

Jam i bindur që shkëmbimi i sotëm i mendimeve do të na përafrojë drejt krijimit të  mekanizmit të mirëorganizuar, të besueshëm dhe efikas për skriningun –  mekanizëm i cili do të përforcojë rrugën tonë drejt BE-së, si dhe sigurinë tonë nacionale ekonomike, tha ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani në hapjen e punëtorisë dyditore me temë: “Aspektet kyçe në zhvillimin e mekanizmit të ri për skriningun  e investimeve të huaja të drejëpërdrejta në Maqedoninë e Veriut”, e cila po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Ngjarja është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së tregtisë të SHBA-së përmes Programit për Zhvillimin e Ligjit Tregtar (CLDP), në koordinim me Departamentin e Shtetit, Ministrinë e financave të SHBA-së dhe Ambasadën Amerikane në Shkup, ndërsa marrin pjesë edhe ekspertë nga Çekia dhe Rumania.

“Kjo punëtori po ndodh  në kohën e duhur Aktualisht po punojmë në përgatitjen e mekanizmit  nacional për skriningun e investimeve të drejëpërdrejta të huaja (IDH), e cila është  përpjekje kyçe politike dhe juridike për vendin tonë. Pas vendimit të fundit të Qeverisë për ripërtrijen e mandatit, ndihem krenar që e udhëheq këtë proces në cilësinë e Ministërit për Çështje Evropiane. Sërish e aktivizuam në  grupin ndërinstitucional të punës, dhe sot disa prej anëtarëve të tij janë prezentë. Në kuadër të kësaj strukture, një grup më e vogël tashmë ka filluar punën në përpilimin e versionit të parë të ligjit”, tha Murtezani dhe shtoi se përvoja e Çekisë dhe Rumanisë  si vende-anëtare të BE-së me mekanizma funksionalë tashmë të vendosur për skrining do të na ndihmojë në përcaktimin e drejtimit.

Kjo, shtoi, nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike për të mbrojtur interesat kombëtare dhe potencialin e investimeve të vendit. “Qëllimi ynë është të krijojmë mekanizëm që në të njëjtën kohë do të mbrojë interesat nacionale, i cili do të jetë në harmonzim me rregullat dhe pritshmëritë e BE-së, ndërsa më pas të sigurojë që Maqedonia e Veriut mbetet e hapur për investime të huaja të qëndrueshme dhe produktive”, theksoi Murtezani.

Këto aktivitete, siç tha, janë gjithashtu ngushtë të lidhura me procesin tonë të aderimit në BE.

“Komisioni Evropian, në Raportin e fundit të tij për klasterin 6 – Marrëdhënie të Jashtme, e thekson qartë se skriningu i investimeve të huaja të drejëpërdrejta është  detyrë e domosdoshme. Porosia nga Brukseli është e qartë: të gjitha vendet kandidate duhet të zhvillojnë sisteme efikase për identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve të lidhura me investime të huaja strategjike ose të ndjeshme, veçanërisht në sektorë si infrastruktura kritike, teknologjitë e avancuara dhe të dhënat. Në këtë kontekst, dua të theksoj rëndësinë e Standardeve minimale të përbashkëta të zhvilluara për Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit. Edhe pse mekanizmi ynë nacional do t’i përshtatet realitetit tonë institucional dhe juridik, e vlerësojmë shumë rëndësinë e koherencës rajonale dhe i kemi parasysh këto standarde gjatë zhvillimit të mëtejshëm të procesit”, tha Murtezani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...