Mbi 150 milionë euro nga kredia hungareze janë transferuar në biznes, të enjten takim me komunat për marrëveshjet nga thirrja e dytë

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 14 korrik – Me siguri të enjten do të mbahet takimi me komunat për të nënshkruar marrëveshjet nga thirrja e dytë publike pastaj ato do të mund të publikojnë shpalljet për projektet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai informon se mbi 150 milionë euro nga kredia hungareze përmes bankave komerciale janë transferuar në biznes, ndërsa për vetëqeverisjet lokale këtë vit janë parashikuar rreth 200 milionë euro.

Realizimi tek komunat është pak më i vogël se sa pritej, dhe në këtë, përmendi, po punohet plotësisht.

 

“Deri në këtë moment gjysmë miliardë ose rreth 500 milionë euro nga kredia hungareze janë shpenzuar për të kthyer euroobligacionin e marrë në vitin 2018. Informacioni i fundit që e kam, lidhur me kreditë ndaj ekonomisë, është se ajo shifër është mbi 150 milionë euro të cilat janë ndarë përmes bankave komerciale në biznes, ndërsa për komunat në Buxhet për këtë vit kemi paraparë rreth 200 milionë euro”, theksoi Mickoski.

Me thirrjen e dytë për komunat dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, tha kryeministri, do të rrumbullakohet shuma e përgjithshme e mjeteve nga kredia hungareze – për kthimin e borxheve të vjetra dhe për zhvillimin e investimeve kapitale të shtetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...