Dimitrieska-Koçoska: Siguruam 600 milionë denarë shtesë për investime në zhvillimin e komunave

Data:

Shpërndaje:

Sot Kuvendi miratoi Propozimin e vendimit për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë për vitin 2025, me të cilin sigurohen 600 milionë denarë mjete shtesë për projektet investuese. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se bëhet fjalë për sigurimin e mjeteve për realizimin e investimeve në komunat që janë pjesë e konceptit tonë të zhvillimit, veçanërisht të zhvillimit në nivel lokal.

Mjetet e siguruara nga Propozimi i vendimit janë destinuar për projekte infrastrukturore dhe kapitale për zhvillimin e komunave, në përputhje me Thirrjen e publikuar dhe kriteret e përcaktuara nga ministritë kompetente. Me anë të rishpërndarjes, u siguruan gjithashtu 242.3 milionë mjete shtesë për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për kompensime destinuar mbrojtjes sociale.

Mjetet shtesë prej 600 milionë denarësh po u vihen në dispozicion komunave për investime, që do të thotë kushte më të mira për jetesën e qytetarëve dhe shërbime më të mira nga komunat. Qëllimi i Qeverisë është përkrahja e zhvillimit lokal dhe njëkohësisht përkrahja e rritjes ekonomike. Me këtë vendim, mjetet i kemi shpërndarë në buxhetet e institucioneve kompetente dhe nga aty do të transferohen në komuna në përputhje me dinamikën e zbatimit të projekteve”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shpjegoi se me vendimin e miratuar nga Kuvendi, mjetet financiare në vlerë prej 100 milionë denarësh rishpërndahen në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, 361.2 milionë denarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, 62.4 milionë denarë në Ministrinë e Sportit dhe 60 milionë denarë në Ministrinë e Kulturës.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, kjo shpërndarje bëhet në bazë të projekteve të dorëzuara dhe të miratuara në Thirrjen e dytë publike në të cilën komunat kanë dorëzuar projekte për realizimin e tyre. Një pjesë e mjeteve të planifikuara për realizimin e projekteve për zhvillimin lokal, të implementuara nga komunat, janë ndarë me Buxhetin fillestar për vitin 2025 në ministritë përkatëse. Plotësimi bëhet sipas projekteve të dorëzuara dhe të miratuara në Thirrjen e dytë për përkrahjen e projekteve komunale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...