Pse nuk është mirë ta karikosh telefonin gjithmonë deri në 100%

Data:

Shpërndaje:

Nëse je ndër ata që e karikojnë rregullisht telefonin deri në 100%, nuk je i vetmi. Por ja çfarë thonë ekspertët për këtë zakon.

Shumica e njerëzve dëshirojnë të jenë të sigurt që bateria e telefonit do t’u zgjasë gjithë ditën. Disa madje e lënë pajisjen të karikohet gjatë gjithë natës për të shmangur shqetësime gjatë ditës. Megjithatë, sipas ekspertëve, ky zakon e dëmton baterinë me kalimin e kohës, më shumë sesa mendojnë përdoruesit.

“Bateria harxhohet më shpejt nëse karikohet deri në 100%, krahasuar me karikimin deri në një përqindje pak më të ulët”, ka thënë Chaoyan Wang, drejtor i Qendrës për Motora Elektrokimikë në Universitetin e Pensilvanisë, për “Huffington Post”.

Pse është problem karikimi i plotë?

Dibakar Datta, profesor i inxhinierisë mekanike dhe industriale në New Jersey, shpjegon se funksionimi i vazhdueshëm i baterisë në tension të lartë (që ndodh kur karikojmë gjithmonë në 100%) shkakton plakje kimike të saj. Wang shton se nëse vazhdimisht e karikojmë baterinë deri në kapacitet të plotë, mund të humbasim 10 deri në 15% të kapacitetit të saj– një humbje që, ndonëse jo dramatike, ndihet me kalimin e kohës.

A është 90% përqindja ideale?

Ekspertët rekomandojnë që, nëse e dini se nuk do ta përdorni shumë telefonin, mos e karikoni deri në fund. Në shumicën e rasteve, sipas Wang, karikimi deri në 85 ose 90% mjafton për nevojat e përditshme. Por nuk është problem të karikohet deri në 100% herë pas here, sidomos kur keni një ditë të ngarkuar përpara. Gjithçka varet nga situata dhe nevojat personale.

Edhe harxhimi i plotë dëmton baterinë

Përveç mbikarikimit, edhe harxhimi i plotë i baterisë deri në 0% është i dëmshëm. Kur bateria harxhohet krejtësisht, ajo humbet aftësinë për të mbajtur ngarkesën me kalimin e kohës dhe konsumohet më shpejt. Datta këshillon ta karikoni telefonin kur arrin në 20% dhe të shmangni temperaturat ekstreme dhe karikuesit e shpejtë, pasi ata gjenerojnë nxehtësi që mund të dëmtojë më tej baterinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...