Javën e ardhshme duhet të përfundojnë të gjitha procedurat rreth linjës kreditore të dedikuar për kompanitë

Data:

Shpërndaje:

Në seancën qeveritare që duhet të mbahet javën e ardhshme, pritet të përfundojnë të gjitha procedurat rreth linjës kreditore nga huaja hungareze, e dedikuar për kompanitë.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, sot në konferencë për shtyp në Qeveri tha se sipas paralajmërimeve të Qeverisë, kjo linjë kreditore duhet të bëhet operative deri në fund të janarit.

“Si Qeveri, paralajmëruam se deri nga fundi i janarit pritet që linja kreditore nga borxhi hungarez, e dedikuar për kompanitë, të bëhet operative. Kjo është javën e ardhshme dhe pres që në atë seancë të Qeverisë të përfundojnë të gjitha këto procedura që kompanitë të mund t’i shfrytëzojnë këto mjete financiare”, tha Miteva në pyetjen gazetarëve.

Linja e kredisë për kompanitë është pjesë e borxhit hungarez prej gjysmë miliardë euro, për të cilin Qeveria më 8 tetor në Budapest nënshkroi marrëveshjen me Bankën hungareze Eksport-Import. Gjysma e mjeteve janë të destinuara për kompanitë, ndërsa gjysma për komunat.

Lidhur me atë se kur Qeveria do t’i publikojë emrat e këshilltarëve qeveritarë dhe sa janë pagat e tyre, Miteva u përgjigj se kjo do të ndodh pasi të përfundojë plotësisht procesi i ekipimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...