Ndalohet importi i mishit të pulës nga Brazili dhe mishit të kafshëve të vogla nga Shqipëria

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia ndaloi importin e mishit të pulës nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve dhe mishit nga kafshët e vogla ripërtypëse nga Shqipëria, njoftoi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Oliver Milanov. Sipas tij, që nga viti i kaluar janë shkatërruar pothuajse 300 ton ushqim i pasigurt, ndërsa që nga fillimi i vitit janë shkatërruar 56 ton ushqim me origjinë shtazore dhe jo-shtazore. Ai thotë se sipas këtyre të dhënave, qytetarët në Maqedoni në përgjithësi konsumojnë ushqim të sigurt.

“Askund në botë nuk mund të garantojmë se hamë ushqim të sigurt, askush nuk mund ta garantojë këtë, por si drejtor i agjencisë mund të them se qytetarët hanë ushqim të sigurt. Tani, me rritjen e temperaturave, fluksi i turistëve drejt destinacioneve turistike është rritur. Përveç kontrolleve të rregullta që kryejmë në terren, kryejmë edhe kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese, natyrisht theksi do të vihet edhe në destinacionet turistike këtë vit”, tha Oliver Millanov – Drejtor i AUV-së.

Millanov theksoi se janë shqiptuar 1,325 masa kundër personave që trajtonin ushqime të pasigurta, nga të cilat 260 ishin gjoba, ndërsa janë ngritur edhe kallëzime penale. Inspektorët kanë konstatuar edhe ujë mineral të importuar të pasigurt për shkak të kontaminimit bakteriologjik, si dhe mbetje të konfirmuara të pesticideve në perime.

Por, i pyetëm edhe qytetarët nëse mendojnë se ushqimi që hamë në këtë vend është i sigurt..
“Diku ka ushqim të shëndetshëm, por pjesa më e madhe e tij është 80% e pashëndetshme”, tha një qytetar.

“Kthehet përsëri, përpunohet, shndërrohet në sallamë, në produkte të tilla, kështu që i hamë, nuk shkatërrohen”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Nuk është i shëndetshëm, nuk hamë fare ushqim të shëndetshëm”, theksoi një qytetar.

“E njëjta gjë kthehet, kudo që të shkosh, ka ushqim të prishur”, u shpreh një qytetar.

Autoritetet u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin ushqim të pasigurt që ta denoncojnë menjëherë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...