Plani Operativ për punësim për vitin 2025 është rritur për 7.5milionë euro krahasuar me vitin e kaluar,fokus janë të rinjtë dhe të papunët

Data:

Shpërndaje:

Plani Operativ për punësim për vitin 2025 kap vlerën prej 2.5 miliardë denarë apo 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16.000

Me Planin Operativ fokusi vendoset te të rinjtë dhe personat e papunë, duke treguar kështu se për ne si Qeveri, prioriteti kryesor mbetet ulja e papunësisë përmes krijimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët.

Plani Operativ përfshin tri kategori, edhe atë të rinjtë të cilët duam t’i mbajmë në vend përmes këtyre masave, personat e papunë dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar me qëllim përmirësimin e standardit të tyre jetësor.

Gjithashtu, për herë të parë, Plani Operativ për punësim këtë vit përfshin masa të synuara posaçërisht për të rinjtë, pra mbështetja për vetëpunësim këtë vit është zgjeruar me dy nënmasa të reja edhe atë:

Masa – Mbështetje për vetëpunësim ka të bëjë me persona të papunë me arsimim së paku fillor, që të mund të fillojnë një biznes të tyre. Shuma e mbështetjes financiare për këtë masë është 7.000 euro si mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit.

Shuma e nënmasës për mbështetje për vetëpunësim të të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç është 10.000 euro gjegjësisht ato janë mjete të pakthyeshme për themelimin e një biznesi të tyre.

Risi në këtë plan operativ është gjithashtu edhe nënmasa për mbështetje për vetëpunësim përmes bashkimit të shfrytëzuesve deri në dy persona të mund të themelojnë biznes. Shuma e mbështetjes financiare kap vlerën nga 14.000 deri në 20.000 euro, ku 20.000 euro janë të dedikuara për bashkëthemeluesit që janë deri në moshën 29 vjeç.

Kushti i vetëm paraprak për të gjitha këto masa është që personat e papunë të jenë të regjistruar si kërkues aktivë të punës në qendrat për punësim në gjithë vendin.

Prioriteti ynë është të motivojmë të rinjtë të zhvillojnë frymën e tyre sipërmarrëse, si dhe të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin e vet.

Qëndrojmë të përkushtuar në ndërmarrjen e masave dhe projekteve që sjellin një standard jetese më cilësor dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.

Shteti është në rrugën e ndryshimeve!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...