Bankat e vendit për tre muaj kanë përfituar mbi 72 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Derisa ekonomia vazhdimisht ankohet se është në krizë, për bankat në Maqedoni kjo nuk vlen. Nëse 2024-in e mbaruan me përfitim maksimal me thuajse 283 milionë euro, puna u shkon shkëlqyeshëm edhe në tre muajt e parë të këtij viti. Kanë përfituar thuajse 72,6 milionë euro.

Të dhënat e Bankës popullore tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti bankat kanë arkëtuar nga qytetarët dhe bizneset mbi 146 milionë euro vetëm nga normat e interesit. Vetëm amvisëritë për norma të interesit kanë paguar mbi 58 milionë euro në bankat vendase. Numrat tregojnë se të ardhurat– neto nga normat e interesit për bankat ishte thuajse 113 milionë euro.

Për kompensime dhe provizione të bankave qytetarët dhe kompanitë kanë lënë 44 milionë euro në bankat vendase. Të ardhurat neto nga provizione për bankat në tremujorin e parë ishte mbi 27 milionë euro.

Matematika tregon se vetëm për norma të interesit, qytetarët dhe kompanitë kanë paguar mbi 190 milionë euro.

Cilat banka kanë pasur përfitim më të madh? Të dhënat e Bankës popullore tregojnë se thuajse i gjithë kulaçi ka përfunduar në pesë bankat më të mëdha bë vend, ose nga 72,6 milionë euro përfitim, ato kanë marrë 66,4 milionë euro. Pjesën tjetër e kanë ndarë tre bankat e mesme dhe pesë bankat e vogla në vend.

Raportet financiare të bankave tregojnë se përfitim më të madh për tre muajt e parë të vitit kanë tre nga bankat më të mëdha – Banka komerciale, NLB dhe Stopanska banka-Shkup. Banka komerciale ka përfitim prej mbi 19 milionë eurove, në vendin e dytë është Stopanska me 14 milionë euro dhe NLB me 11 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...