Elon Musk thotë se është i zhgënjyer me Donald Trumpin

Data:

Shpërndaje:

Miliarderi Elon Musk, ka kritikuar politikat financiare të presidentit amerikan, Donald Trump.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar atë që Trumpi e quan projektligjin e tij “të madh, të bukur”, i cili përfshin ulje taksash në vlerë prej triliona dollarësh dhe një premtim për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Projektligji tani do të shkojë në Senat.

Titani i teknologjisë Musk i ka thënë CBS News, se është “i zhgënjyer” nga plani, për të cilin mendon se “minon” punën që ai bëri për presidentin, për reduktimin e shpenzimeve.

Musk është emëruar në krye të departamentit të administratës Trump për shkurtimit të shpenzimeve, i njohur si Doge, duke i dhënë fund fondeve për ndihmën e huaj amerikane midis projekteve të tjera, përpara se të njoftonte se do të tërhiqej.

“Isha i zhgënjyer kur pashë faturën masive të shpenzimeve, sinqerisht”, ka thënë Musk për CBS.

Ai ka argumentuar se plani i Trumpit “rrit deficitin buxhetor”.

Mendohet se legjislacioni mund të rrisë deficitin ose diferencën midis asaj që shpenzon qeveria amerikane dhe të ardhurave që ajo merr, me rreth 600 miliardë dollarë në vitin e ardhshëm fiskal.

“Projektligji minon punën që po bën ekipi Doge”, ka thënë Musk për Departamentin e Efiçencës së Qeverisë.

Komentet e Muskut për këtë çështje nënkuptojnë një distancë në rritje nga Trumpi, të cilin ai e ndihmoi të kthehej në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar me donacione prej më shumë se 250 milion dollarë gjatë fushatës zgjedhore.

Deklaratat vijnë pasi miliarderi kohët e fundit është zotuar të tërhiqet nga Doge. Ai ka thënë se është i përkushtuar për të udhëhequr kompaninë e vetura elektrike Tesla për pesë vjet të tjera, sidomos pas rënies së fitimeve të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...