Durmishi i VLEN-it: 10 mijë euro për çdo të ri që hap biznes

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot nga konferenca për shtyp bëri të ditur se Qeveria ka miratuar planin operativ për punësim për vitin 2025, me një shumë rekord prej 40 milionë euro. Plani do të përfshijë 16.507 qytetarë përmes masave të drejtpërdrejta për punësim, vetëpunësim dhe trajnime në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Ndër masat më të rëndësishme janë ato që synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës: 10.000 euro mbështetje për çdo të ri deri në 29 vjeç që hap biznesin e tij, si dhe deri në 20.000 euro për biznese në çift, kur të dy bashkëthemeluesit janë të rinj. Kompanitë që punësojnë të rinj do të përfitojnë gjithashtu 250.000 denarë për çdo vend të ri pune.
“Risia e këtij viti është nën-masa Mbështetje për vetëpunësimin e të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, me ç’rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10.000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit. Kjo shumë është rekorde deri më tani dhe synon pikërisht të rinjtë deri në 29 vjeç, në mënyrë që të motivohen, talentin e tyre sipërmarrës ta realizojnë në shtet”, theksoi ministri Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...