Mbi 33 mijë familje në vend, jetojnë me ndihma sociale

Data:

Shpërndaje:

Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vendin tonë. Familje të tëra përballen me sfida të shumta, si ajo e trendit të ikjes nga vendi po ashtu edhe çështja sociale dhe ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e familjes. Largimi jashtë vendit akoma vazhdon, ndërsa të rinjtë vazhdimisht thonë se të ardhmen e tyre e shohin jashtë, duke lënë shpesh prindërit vetëm. Sipas sociologut Murat Aliu, që të përmirësohet kjo gjendje, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse.

“Migrimi këto dhjetë vitet e fundit sipas analizave që bëhen, nuk është vetëm për çështje ekonomike, por ka të bëjë me standardin e jetesës, me cilësinë e shërbimeve të shtetit. Pra kemi një lloj migrimi jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për mungesë të cilësisë së jetesës, mungesë të arsimit cilësor, shëndetësisë cilësore, mos pasja e një shteti ligjor etj. Pra, thënë shkurtë, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse që të ndalet ikja e trendit të trurit nga vendi” – Murat Aliu – Sociolog.

Përderisa trendi i largimit të të rinjve jashtë shtetit vazhdon, numri i lindjeve ulet çdo vit. Sipas Entit Shtetëror të statistikës, nataliteti në vend është ndër më të ulëtat në rajon. Në vitin 2023, ishin vetëm 8.9 lindje për 1000 banorë.

“Këto lloje problemesh nuk janë të reja për shoqërinë tonë apo familjen si një ndër bërthamat kryesore të shoqërisë ndërsa kjo është edhe për çështjen e krizës botërore ekonomike dhe thellimin e hendekut ndërmjet shtresave të larta dhe asaj të ulët apo thënë ndryshe zhdukjes së shtresës së mesme i cili është trend botërorë e veçmas në shtetin tonë ku politikat sociale nuk i kanë të konsoliduar ashtu siç duhet apo social demokracia nuk është në ideologji dominonte në shoqëri”, tha Murat Aliu – Sociolog.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, mosha mesatare e nënave në lindjen e fëmijës së parë po rritet vazhdimisht dhe tashmë e kalon moshën 28 vjeçare. Shkalla e divorcit është në rritje, me pothuajse 2000 raste të regjistruara çdo vit ndërsa rreth 25% e fëmijëve në vendin tonë jetojnë në familje të rrezikuara nga varfëria (Shenja)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...