Dimitrieska-Koçoska: Nisma legjislative për avancimin dhe përforcimin e kornizës rregullatore dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin financiar

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 10 maj – Ministria e Financave ka ndërmarrë disa nisma ligjore për avancimin dhe përforcimin e kornizës rregullatore për rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin financiar dhe krijimin e bankave të fuqishme, të cilat janë partnerë të fuqishëm në zbatimin e politikave të Qeverisë për përkrahjen e ekonomisë vendore. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në edicionin e ri të e-buletinit të Asociacionit Bankar të Maqedonisë, të publikuar në muajin prill të vitit 2025.

“Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave” është hap i rëndësishëm në këtë segment, me të cilin krijohet një kornizë e re rregullatore që do ta mundësojë ndërhyrjen në kohë në institucionet kreditore lidhur me problemet e tyre, si dhe krijimin e parakushteve për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe besueshmërinë e publikut në sektorin bankar, njëkohësisht duke shmangur ndikimin e theksuar negativ mbi sistemin financiar, duke siguruar vazhdimësinë e funksioneve kryesore të bankave, përkatësisht mbrojtjen e deponuesve dhe klientëve”, shkruan ministrja.

Ajo shton se ligji në fjalë, zbatimi i të cilit pritet në tremujorin e fundit të këtij viti, përcakton rregulla, procedura dhe instrumente për zgjidhjen e problemeve të bankave, kompetenca të Bankës Popullore si organ për zgjidhjen e problemeve bankare, si dhe aktivitete pas inicimit të procedurës për zgjidhjen e problemeve të bankave dhe se në këtë mënyrë do të sigurohet parandalimi i josolvencës dhe ulja e pasojave negative mbi sistemin financiar.

Sipas ministres, instrumentet për zgjidhjen efektive të problemeve bankare që do të vendosen, do të garantojnë shmangien e shfrytëzimit të mjeteve të obliguesve tatimorë për t’i shpëtuar këto institucione. Ajo shton se kjo nënkupton kufizimin e shfrytëzimit të instrumenteve shtetërore dhe se ato mund të aktivizohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, pasi të jenë shteruar të gjitha opsionet e tjera.

Ministrja shpjegoi se nga ana tjetër, me krijimin e Fondit e Zgjidhjes së Problemeve të Bankave, Banka Popullore do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e procedurave dhe mjeteve në rastet e problemeve financiare.

Ky ligj nënkupton vendosjen e disiplinës së tregut dhe besimit në sektorin bankar, si dhe harmonizimin me standardet evropiane, që është hap i rëndësishëm përpara në avancimin e kornizës rregullatore dhe supervizionit në vendin tonë.

Në kumtesë thuhet se me nismën e re për ligjin e ri të bankave pritet edhe përforcimi i mëtejshëm i stabilitetit financiar dhe përforcimi i përgjithshëm i sistemit financiar për shkak të rritjes së sigurisë së sektorit bankar. Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore është përforcimi i kapacitetit të bankave për menaxhimin adekuat të risqeve që lidhen me aktivitetet e tyre, si dhe lehtësimi i humbjeve potenciale që mund të krijohen gjatë punës afariste, me ç’rast implementimi në këtë drejtim do ta rrisë më tej nivelin e kapitalit cilësor të bankave dhe do ta përforcojë supervizionin.

Dimitrieska-Koçoska nënvizoi se në të gjitha këto aktivitete është i rëndësishëm edhe theksimi i rolit të Bankës Popullore, si dhe përforcimi i pavarësisë së saj, gjë që do të mundësohet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Bankës Popullore.

Më tej, ministrja theksoi rëndësinë e sektorit bankar në zbatimin e politikave ekonomike të Qeverisë, duke përmendur këtu aktivitetet të cilat po zhvillohen në realizimin e 250 milionë eurove të siguruara me huatë e favorshme për kompanitë vendore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...