Janë paguar 49.658.739,00 denarë për 761 prodhues të orizit

Data:

Shpërndaje:

Sot u realizua pagesa e mbështetjes direkte për orizin e dorëzuar tek blerësit dhe/ose përpunuesit e regjistruar.

Janë paguar gjithsej 49.658.739,00 denarë për 761 përfitues.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë parashtruar kërkesë për nënmasën 1.1. “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat fushore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, të cilët kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me oriz dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar tek blerës dhe/ose përpunues të regjistruar gjatë periudhës nga 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Sasia maksimale e orizit të papërpunuar që pranohet për mbështetje financiare është 8.000 kilogramë për hektar të deklaruar me oriz të papërpunuar, sipas nënmasës 1.1. të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është një partner i vërtetë i prodhuesve të orizit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...