Në mars rritje e depozitave prej 12,7% dhe 12,3% të kreditimit

Data:

Shpërndaje:

Depozitat e përgjithshme në niovel vjetor në mars shënuan rritje prej 12,7%, që del nga depozitat më të larta në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur të depoziteve në sektorin “amvisëri”. Kreditë e përgjithshme, ndërkaq, janë rritur për 12,3% si rezultat i rritjes së kreditimit tek dy sektorët, me kontribut më të shprehur të sektorit koorporues, kumtoi Banka popullore.

Në mars të vitit 2025, masa monetare shënoi rritje mujore prej 0,6%, në pjesën më të madhe si rezultat i depoziteve më të larta afatshkurte, gjatë rritjes më të vogël edhe të parave të gatshme në qarkullim, në kushte të rënies së parave depozitare dhe depoziteve afatgjata deri në dy vite. Në bazë vjetore, rritja është 10,9% dhe del nga rritja e parave depozitare, depoziteve afatshkurta, depoziteve afatgjata deri në dy vite dhe parave të gatshme në qarkullim.

Depozitet e përgjithshme në mars realizuan rritje mujore për 0,6%, në tërësi për shkak të depoziteve të shtuara të sektorit koorporues. Në bazë vjetore depozitet e përgjithshme shënojnë rritje prej 12,7%, që del nga depozitet më të larta në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur të depoziteve në sektorin “amvisëri”.

Kreditë e përgjithshme, në mars, janë rritur për 1,0% në bazë mujore, si rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur në sektorin “amvisëri”. Rritja vjetore është 12,3% dhe në pjesën më të madhe del nga kreditë e rritura në sektorin koorporues, gjatë rritjes edhe të rkeditimit në sektorin “amvisëri”.

Në mars të këtij viti, depozitet e përgjithshme në sektorin koorporues shënojnë rritje prej 3,0% në krahasim me muajin e kaluar, para së gjithash për shkak të depoziteve më të larta afatshkurta në vlautë të huaj, gjatë rritjes plotësuese edhe të depoziteve afatshkurta në denarë, përderisa komponentet e tjera shënojnë rënie.

Depozitet e përgjithshme të amvisërive, në mars janë ulur për 0,1% në bazë mujore. Me atë rast, ndryshimi para së gjithash i referohet rënies së parave depozitare, gjatë rënies më të vogël edhe të depziteve afatgjata në valutë të huaj, derisa depozitet afatshkurta në denarë dhe në valutë të huaj dhe depozitet afatgjata në denarë shënuan rritje. Këto depozite janë shtuar për 12,9% në bazë vjetore, në pjesën më të madhe si rezultat i rritjes së parave depozitare dhe depoziteve afatgjata nëd enarë dhe në vlautë të huaj, Kreditë për amvisëri, këtë muaj, shënojnë rritje mujore dhe vjetore prej 1,1% dhe 9,6%, në mënyrë adekuate, që është rezultat u kreditimit të rritur nëd enarë dhe në valutë të huaj, me kontribut më të shrpehur të kredive në denarë.

Në mars, shikuar sipas dedikimit të kredive të miratuara të personave fizik, tek kategoritë më të përfaqësuara – kreditë konsumatore dhe banesore, ëshrë realizuar rritje mujore prej 1,0% dhe 1,6%, me ç’rast rritja vjetore prej 9,2% dhe 13,9%, në mënyrë adekuate. Këtë muaj, kreditë automobilistike shënuan rënie në bazë mujore prej 1,1%, prëderisa në bazë vjetore janë më të larta për 3,4%. Në mars, kreditë e miratuara një kartela kreditore janë ulur për 0,8% dhe 9,0% në nivel mujor dhe në nivel vjetor, në mënyrë adekuate. Saldot negative të llogarive rrjedhëse, në mars, janë rritur për 5,1% në nivel mujor, gjatë rënies vjetore prej 2,4%, përderisa kreditë e miratuara në baza të tjera janë ulur për 0,3% dhe 8,2% në baza mujore dhe vjetore, në mënyrë adekuate, ceket në kumtesën e BP-së.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...