Arsimim dhe integrim më i mirë për fuqizimin ekonomik të grave rome

Data:

Shpërndaje:

Është i nevojshëm edukimi dhe integrimi më i mirë për fuqizimin ekonomik të grave rome, u theksua sot në ngjarjen për fuqizimin ekonomik të grave rome të organizuar nga Instituti Romalitiko, në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Para fillimit të ngjarjes, Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës, në një deklaratë për media tha se ngjarja është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve që rrethojnë bashkësinë rome, në radhë të parë punësimet dhe emancipimin dhe përfaqësimin më të madh të grave rome në sistem. Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria, përmes masave aktive të vetë ministrisë dhe para së gjithash të Agjencisë së Punësimit, kanë parashikuar masa për përdorim nga të gjithë qytetarët dhe në veçanti masa për popullatën rome.

“Dhe sigurisht mesazhi im do të ishte edukim më i madh, arsim më i lartë në popullsinë rome, për këtë do të angazhohet Qeveria dhe konkurrencë më e madhe në tregun e punës. Jo vetëm si fuqi punëtore, po edhe si përfaqësues të një numri të madh funksionesh të rëndësishme në shtet”, theksoi Risteski.

Gjoko Velkovski, zëvendësministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, gjithashtu nënvizoi se integrimi i grave rome në shoqërinë tonë është i një rëndësie të madhe.

“Vazhdojmë si ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe në periudhën e ardhshme të japim mbështetje maksimale, me ndërmarrjen e të gjitha aktivitetet e nevojshme që mundemi si ministri”, shtoi Vellkovski.

Ai paralajmëroi se në planin operativ do të subvencionohen aktivitete të caktuara për punësimin e grave rome, siç sqaroi, këtë vit është për disa milionë denarë më i lartë se vitin e kaluar.

Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, në ngjarje potencoi se fuqizimi ekonomik i grave rome është aspiratë e Qeverisë së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane.

“Me mbështetje përmes planit të rritjes, mund të krijojmë një shoqëri që është ekonomikisht e fortë dhe e drejtë shoqërore”, tha ajo.

Trajkov theksoi se gratë rome meritojnë më shumë dhe më mirë, se potenciali i tyre domethënës duhet të njihet dhe të promovohet drejt prioriteteve për të mirën e përbashkët. Qeveria është, tha ajo e gatshme të punojë për të avancuar të drejtat e bashkësive, të drejtat e grave dhe bashkërisht të krijojmë kushte më të mira për të gjithë.

Gjulten Mustafova, menaxhere e projektit të “Jashtë nga barrierat, qëndrueshmëria e romëve në Ballkanin Perëndimor”, një projekt trevjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian, sqaroi se projekti po zbatohet në pesë vende. Përveç tek ne, në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe në BeH. Tridhjetë organizata nga këto pesë vende, do të punojnë së bashku në nivel rajonal për të përmirësuar gjendjen e romëve, rritjen e punësimit, më pak diskriminim. Në vend tashmë janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Konfederatën e biznesit dhe Organizatën e punëdhënësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës...

Ari kalon 5,000$ për ons, shënon rekord të ri historik

Sot, çmimet e arit u rritën në më shumë se 5 000 dollarë (4,215 euro) për ons, duke...

Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe...

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...