MASH: Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, ndryshojnë kushtet

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se janë bërë ndryshime në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, konform të cilit zgjerohet përfshirja e masës.

Siç njoftojnë nga MASH, tani e tutje statusi i punësimit nuk është kusht kufizues për studentët, ndaj të drejtën do ta kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studimet pasdiplomike dhe studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.

“Në përputhje me ndryshimet ligjore, në këtë link është publikuar thirrje e re për realizimin e së drejtës, në të cilën mund të aplikojnë të gjithë studentët që i përkasin ndonjë prej kategorive në përputhje me përfshirjen e zgjeruar të masës. Afati i aplikimit për këtë thirrje të jashtëzakonshme zgjat prej më 14 deri më 16 prill. Megjithatë, studentët të cilët e kanë ushtruar këtë të drejtë deri më tani, nuk janë të detyruar të aplikojnë për thirrjen, përkatësisht vazhdojnë të shfrytëzojnë masën”.

“Subvencionimi i racionit të studentëve është mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur. Shfrytëzuesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën gjatë vitit akademik, me përjashtim të periudhës prej më 1 korrik deri më 1 tetor, si dhe gjatë festave zyrtare dhe ditëve jopune”.

“Nga muaji i ardhshëm – maj të vitit 2025, do të vazhdojë obligimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për publikimin e thirrjeve në baza mujore, nga data 1 deri më datë 5 të muajit, ku do të mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët më parë nuk i plotësonin kushtet ose për ndonjë arsye tjetër nuk aplikuan dhe nuk e realizuan këtë të drejtë. Zgjerimi i përfshirjes së masës është kërkesë e Trupit kombëtar studentor. Vazhdon bashkëpunimi i mirë i Mash-it  me organizatat studentore, si dhe përpjekjet e institucionit për të lehtësuar procesin arsimor të të rinjve. Në Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025, mjetet për standardin e studentëve janë rritur për 18% në krahasim me vitin e kaluar dhe arrijnë gati në 2 miliardë denarë”, thonë nga MASH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...