Grante prej 10 mijë euro për bujqit e rinj, Qeveria shpall thirrje publike për mbështetje të bujqve

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, dje njoftoi se Qeveria ka shpallur thirrje publike për mbështetje të bujqve të rinj për të filluar veprimtarinë bujqësore.

Ai tha se vlera e grantit është 600.000 denarë ose 10.000 euro, që përfaqëson 100% të shpenzimeve të bëra.

“Kushtet të cilat duhet të plotësohen janë: personi që aplikon të jetë në moshë prej 18 deri në 40 vjeç; të jetë hera e parë që fillon me veprimtari bujqësore; të ndërmerr një ekonomi bujqësore ekzistuese ose të themelojë një të re; dhe të jetë i regjistruar në regjistrin unik të ekonomive bujqësore në 18 muajt e fundit”, tha Tripunovski.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është deri më 9 maj të këtij viti.

“Përmes masave dhe projekteve, angazhimi ynë si Qeveri është të investojmë në zhvillimin e bujqësisë, ta bëjmë atë më të konkurrueshme në treg dhe të hapim vende të reja pune për të rritur të ardhurat e bujqve. Qeveria po ia kthen dinjitetin e humbur bujqve. Puna e tyre fillon të vlerësohet siç duhet”.

“Fokusi ynë është që investimet në bujqësi të jenë të leverdishme dhe për këtë arsye vazhdojmë me mbështetje intensive për sektorin bujqësor. Të rinjtë kanë një mundësi të shkëlqyer për të nisur biznesin e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë që po krijojmë. Premtuam, u obliguam dhe realizojmë. Qeveria mbetet e përkushtuar në sjelljen e masave dhe projekteve për bujqit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...