Ditët e fundit e aplikimeve për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për 1000 denarë, për konsumatorët me të ardhura të ulëta

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale rikujton se edhe disa ditë është e hapur shpallja publike për përkrahje financiare të energjisë elektrike për konsumatorët me të ardhura të ulëta financiare, masë me të cilën sigurohen 1000 denarë në muaj, drejtpërdrejtë të destinuara për uljen e faturave të energjisë elektrike.

Mbështetja jepet për një periudhë 12 mujore, duke llogaritur nga data e dorëzimit të kërkesës, ndërsa afati për aplikim është deri më 19 prill.

“Qytetarët që plotësojnë kriteret inkurajohen të aplikojnë në kohë dhe të mos e humbin këtë mundësi për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike gjatë gjithë vitit. Të drejtën e mbështetjes e kanë amvisëritë me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, shfrytëzues të ndihmës së veçantë, me të ardhura totale neto në vitin 2024 nën kufijtë e përcaktuar (nga 42.000 deri në 80.000 denarë, sipas numrit të anëtarëve), kujdestarë të personave, shfrytëzues të kompensimet për përkujdesje, të ardhurat e të cilëve nuk e kalojnë pragun e përcaktuar, sipas numrin të anëtarëve në amvisëri (nga 42.000 deri në 160.000 denarë), informoi Ministria.

Kërkesa dorëzohet me formular të plotësuar (Formulari 1 ose 2), i disponueshëm në arkivin e Ministrisë dhe në ueb-faqen: www.ea.gov.mk, i shoqëruar me deklaratë të verifikuar në noter për saktësinë e dokumenteve të dorëzuara, kopje të Vendimit për shtesë të veçantë ose ndihmë për përkujdesje, kopje të faturës së fundit të energjisë elektrike, kopje të letërnjoftimit të parashtruesit dhe dëshmi për anëtarët e familjes.

Për pyetje dhe informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë ranlivipotrosuvaci@energy.gov.mk dhe ueb faqen www.ea.gov.mk.

Ministria thekson se u bën thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kërkesat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...