Mickoski për sindikatat: Qeveria e mëparshme e ka rritur në mënyrë artificiale pagën minimale dhe nuk e ka paguar

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Mickoski tha se Qeveria nuk mund të jetë e mirë për të gjithë, por është e mirë për shumicën e madhe. Sipas tij, përgjigja më e mirë për ata që nuk e mbështesin punën e kësaj qeverie është që ajo të punojë pa afera dhe skandale dhe të japë rezultate.

“Nëse vazhdojmë të punojmë shumë pa afera, pa skandale, pa korrupsion, do të japim rezultate, siç janë për shembull 1 miliardë dhe 255 milionë euro investime të huaja, që janë një rekord historik, 400 milionë vetëm në katërmujorin e katërt, rritje e BPV-së në tremujorin e tretë prej 3%, në të katërtin 3.2%, nuk do të isha i habitur nëse do të ishte mes 3.5 dhe 4% në tremujorin e parë. Eksporti po rritet në tremujorin e parë prej 5%, imagjinoni në këtë krizë, pensionet u rritën për 5.000 denarë në mënyrë lineare, diçka për të cilën thonin se është e pamundur, u nënshkruan marrëveshjet kolektive, tashmë ka filluar pagimi i pagave më të larta për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, MPB-ja mori rritje prej 10%,” tha Mickoski në emisionin “Pro ose Kundër” në televizionin Alfa.

Kryeministri rikujtoi se në periudhën e kaluar është shlyer eurobondi prej gjysmë miliardë eurosh, janë dhënë 250 milionë euro si mbështetje për ekonominë dhe po aq për komunat, ndërsa llogaria e qeverisë nga  minus 12 miliardë denarë tani është në plus ndërmjet 3 dhe 4 miliardë dhe e gjithë kjo është rezultat i angazhimit të madh dhe përpjekjeve të shumta. Mickoski theksoi se tani një grup sindikatash me të cilat ka pasur takime kanë vërejtje se nuk ka pasur dialog ekonomik-social gjatë përcaktimit të pagës minimale.

“Nuk kemi sindikatë përfaqësuese sepse përfaqësueshmëria ka skaduar. Kemi emëruar një komision me përfaqësues nga 3 institucione – nga Ministria për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. E kemi miratuar në mbledhje qeveritare, ai komision do të mblidhet dhe do të përcaktojë sindikatën përfaqësuese. Çfarë duhet të bëjmë ne si qeveri? E dimë se sipas ligjit duhet të marrim vendim për pagën minimale. Ne si qeveri duhet të veprojmë sipas ligjit, aty ka metodologji dhe ne e kemi marrë vendimin sipas ligjit. Por themi – çdo vendim, çdo marrëveshje që do ta arrijnë punëtorët dhe punëdhënësit në çfarëdo periudhe të vitit – ne do ta mbështesim,” – tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se për qeverinë do të ishte më e lehtë të thotë se paga minimale do të jetë 30.000 ose 60.000 denarë sepse kjo do të thotë më shumë të ardhura nga kontributet për sigurim shëndetësor dhe tatim personal.

“Ne kemi arritur në këtë gjendje përmes ndërhyrjes së tillë siç ishte në vitet e kaluara. Përndryshe për ne është më e lehtë. Për pagë prej 25.000 denarë, kontributet janë teorikisht 12.000 denarë, për 30.000 janë 15.000 denarë. Dallimi është 3.000 denarë. Ai përfundon në buxhet. Çfarë ka bërë qeveria e mëparshme? E ka rritur artificialisht pagën minimale, por nuk e ka respektuar atë për të punësuarit në administratën publike. Dhe prandaj tani Ministria e mbrojtjes dhe MPB-ja po paguajnë padi në miliona euro,” – theksoi Mickoski dhe shtoi se, për shembull, në periudhën e kaluar, sindikatës AOJSH i është ofruar prej 7-5-5-7%, përveç rritjes ligjore, edhe rritje për 4 vite me kusht që të hiqet marrëveshja kolektive për të cilën të dyja palët kanë vlerësuar se është e keqe, por bisedimet u ndalën dhe nisën protestat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...