Qeveria:Vendimi i SHBA-së për kostot doganore nuk do të ketë ndikim të madh në ekonominë tonë,por ne kemi plan të përgatitur për tejkalimin e situates

Data:

Shpërndaje:

Sa i përket vendimit të SHBA-së për kostot doganore, për ne ky është një vendim i pritshëm i administratës amerikane, i cili nuk ka anashkaluar asnjë vend në botë, madje as Britania e Madhe, Kanadaja, Bashkimi Evropian, e qindra shtete të tjera.

Ekipet qeveritare tanimë po analizojnë pasojat e mundshme dhe së bashku kemi përgatitur një plan për tejkalimin e situatës. Ky vendim nuk do të ketë një ndikim të madh në ekonominë tonë, por ne kemi një plan të qartë se çfarë do të bëjmë në vijim.

Kontaktet me administratën amerikane tashmë janë vendosur dhe do të vazhdojnë në nivel të lartë dhe Qeveria do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe zbatimin e planit.

Kontaktet me administratën amerikane tashmë janë vendosur dhe do të vazhdojnë në nivel të lartë dhe Qeveria do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe zbatimin e planit.

Ajo që është e rëndësishme të përmendet është se nuk ka nevojë për asnjë panik, as për reagime dhe konkluzione të nxituara. Bëhet fjalë për diçka që është paralajmëruar prej kohësh nga kjo administratë dhe asnjë vend i vetëm nuk është anashkaluar – madje as partnerët më të vjetër dhe më tradicionalë të SHBA-së.

Kjo është një përpjekje për të rinegociuar marrëdhëniet tregtare të botës – diçka që ishte e nevojshme dhe që, megjithëse tani është një tronditje për disa, për të tjerët do të jetë një mundësi.

Ne e dimë se kjo situatë është një mundësi për shumë njerëz që nuk ia dëshirojnë të mirën Qeverisë që të sulmojnë pa bazë dhe të përpiqen të dëmtojnë reputacionin tonë – qoftë për interesa personale, për qëllime partiake apo nga dashakeqësia. Dhe disa për shkak të dilemave të justifikuara – dhe ne i kuptojmë plotësisht ato.

Sulmet që po i dëgjojmë nga grupi i parë i përmendur nuk janë asgjë e re. Janë të pritshme dhe nuk dinë më mirë se kaq. Por ne do t’i mbijetojmë dhe sulmet e tyre dhe do të jemi më të fortë – për këtë do të bindeni vetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...