Mickoski: Organet kompetente të hetojnë nëse ka vepër penale në mënyrën se si E Majta dhe Apasiev blenë hapësirë afariste në Shkup për çmim më të ulët

Data:

Shpërndaje:

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetjet e deputetëve, i bëri thirrje Prokurorisë dhe organeve kompetente që të hetojnë nëse partia politike “E Majta” dhe lideri i saj, Apasiev, kanë kryer vepër penale me blerjen e hapësirës afariste në qendër të Shkupit për një çmim më të ulët se i llogarituri nga Qyteti i Shkupit.

“Kur bëhet fjalë për veprat penale, do të doja ta pyesja Apasievin nëse e njeh këtë objekt në qendër të Shkupit. Në këtë objekt ka një kontratë për shitjen e pronës së paluajtshme për partinë politike “E Majta”. Me këtë kontratë, më 26.11.2024, partia politike “E Majta” ka blerë një hapësirë afariste prej 409 metrash katrorë në Rrugën e Avokatëve, besoni apo jo, për një çmim prej 295.000 euro me TVSH, që do të thotë se mesatarisht çmimi për metër katror në këtë objekt në qendër të Shkupit është 721 euro, sipas kësaj kontrate.

Për çfarë vepre penale bëhet fjalë, profesor? Pse është vepër penale? Sepse Qyteti i Shkupit ju ka llogaritur se kjo vepër penale, është e barabartë me çmim për metër katror prej 1.150 euro, ndërsa ju keni paguar taksë në vlerë prej 739.285 denarë. Këtë vepër penale të cilën do ta shqyrtojnë organet është bërë përmes Bankës Universale të Investimeve,” deklaroi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se ky objekt dhe e njëjta bankë kanë të përbashkët edhe me Soravian, ku përmbaruesi Andreja Buneski është përmbarues i përbashkët si për këtë objekt, ashtu edhe për tjetrin, duke ngritur pyetjen nëse “E Majta” është e interesuar edhe për Soravian.

“Duke pasur parasysh se për Soravian biznesi nuk pati sukses, është caktuar një shitje përmbaruese me ankand publik më 24 prill dhe e njejta është vlerësuar për 22,4 milionë euro dhe lind pyetja nëse “E Majta” siç e bleu njërin objekt afarist, sepse po e shohim se sa të pandikuar janë nga rryshfeti, do të konkurojë në ankandin edhe për këto 22,4 milionë euro?

E shfrytëzoj këtë rast për t’u drejtuar organeve dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Policisë Financiare dhe të gjitha institucioneve të tjera që të hetojnë nëse ka bazë për vepër penale, nëse partia politike “E Majta”, duke nënshkruar këtë kontratë për blerje, ka kryer vepër penale duke e blerë atë hapësirë për 721 euro për metër katror, ndërkohë që ajo hapësirë vlen të paktën tri herë më shumë se çmimi që e ka blerë “E Majta” ndërsa nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit thotë se vlera është më e lartë, ndërsa nënshkrues i kontratës është Apasiev, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shtipit,” theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski nënvizoi se kur bëhet fjalë për veprat penale, Prokuroria dhe organet hetimore duhet të hetojnë në thellësi se çfarë përbën vepër penale dhe çfarë jo.

“Por ajo që mund të them është se me krimin dhe kriminelët nuk ka lojë, duke përfshirë ata që janë potencialisht kriminelë dhe ata për të cilët ekziston dyshim të bazuar, si dhe ata që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi pa dallim se nga cila parti politike vijnë, a janë LSDM, BDI, E Majta, OBRM-PDUKM apo ndonjë tjetër. Kur bëhet fjalë për veprat penale dhe bastionin e fundit në mbrojtje të ish-funksionarëve të lartë të pushtetit të kaluar ju jeni partner i pazëvëndësueshëm,” tha kryeministri Mickoski, duke iu drejtuar deputetit Apasiev dhe duke theksuar se ish-funksionarët e LSDM dhe BDI nuk mbrohen vetë aq sa i mbron Apasiev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...