Murtezani: Maqedonia mori mjetet para prej 52.4 milionë euro nga Instrumenti i reformës dhe rritjes së BE-së

Data:

Shpërndaje:

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në një konferencën për shtyp tha se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që merr këstin e parë prej 52.4 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje nga ana e Komisionit Evropian.

“Kësti është në vlerë prej 52.4 milionë euro, gjegjësisht 7% nga vlera e përgjithshme e ndihmës financiare për vendin, e cila, siç e dini, arrin vlerën rreth 750 milionë euro. Kjo pagesë është në bazë të kërkesës për parafinancim, për të cilën në nëntor të vitit të kaluar raportuam se, si koordinator nacional për Agjendën reformuese e nënshkrova dhe e dorëzuam deri tek KE-ja.

Me këtë, Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë në rajon i cili i arkëton këto mjete, pasi që paraprakisht janë ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshme, gjegjësisht i përfundoi procedurat ligjore, dmth Marrëveshjen për huamarrje dhe Marrëveshjen për grant hynë në fuqi.

Lajmi i dytë i rëndësishëm që lidhet me Agjendën reformuese është ajo se më datë 14 mars të vitit 2025 deri te Komisioni Europian, në afatin e paraparë e dorëzuam Kërkesën e parë për lirimin e mjeteve në vlerën prej 17.1 milionë euro për implementimin e hapave konkretë të reformave. Në kërkesë i theksuam aktivitetet e realizuara deri në dhjetor të vitit 2024 (afati i cili nga Komisioni ishte zgjatur deri në shkurt të vitit 2025)”, shtoi Mutrezani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...