Depozitat e u rritën me 16% në 2024, kompanitë kishin rreth 190 milionë euro në banka

Data:

Shpërndaje:

Depozitat bankare dominuan strukturën e investimeve financiare të kompanive të sigurimit edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), depozitat bankare të shoqërive të sigurimit në fund të 2024 arritën vlerën e 18.7 miliardë lekëve, në rritje me më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë.

Depozitat në monedhën vendase dominojnë strukturën e depozitave të shoqërive të sigurimit, me 63.3% të totalit ose rreth 11.8 miliardë lekë. Depozitat në valutë arritën në 6.9 miliardë lekë dhe përbënin rreth 36.7% e vlerës totale të depozitave.

Në depozitat në valutë të huaj, peshën kryesore e zënë depozitat e investuara në Euro, të cilat zënë rreth 88.8% të depozitave totale në valutë dhe 32.6% të depozitave totale (lekë + valutë), pjesa tjetër e depozitave janë të investuara në dollarë amerikanë.

Kundrejt fundit të vitit 2023, depozitat në valutë kanë pësuar rënie në vlerë prej afërsisht 1%, kryesisht si rezultat i efektit negativ të kursit të këmbimit. Kjo ka bërë që shkalla e euroizimit të depozitave bankare të shoqërive të sigurimit të pësojë rënie të mëtejshme në 2024.

Për sa i takon investimeve të tjera të kompanive të sigurimit, ato dominohen nga obligacionet.

Në fund të vitit të kaluar, shoqëritë e sigurimit zotëronin obligacione në vlerën e 4.7 miliardë lekëve, në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse 75% e obligacioneve u takojnë shoqërive të sigurimit të jo-jetës, ndërsa rreth 25% atyre të jetës.

Gjithashtu, shoqëritë e tregut të sigurimeve kanë investuar dhe në obligacione në Euro, në vlerën 17.6 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...