Pritet rritje me 20% të vizitorëve të huaj këtë vit. Francezët, turistët surprizë në verë

Data:

Shpërndaje:

Një sezon turistik me pritshmëri të larta sa i përket shifrave të vizitorëve në jug të vendit. Në bregdetin e Vlorës, fundi i marsit shënon rezervime më të larta se vitin e kaluar, ndërsa për kreun e operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedini, rritja këtë vit pritet të jetë 20% më shumë.

“Nga fundi i marsit e në vazhdim do ta konsideroja fillimin e sezonit. Ne e ndajmë në dy faza sezonin: sezoni kulturor dhe sezoni veror. Të dyja këto periudha janë të mira për këtë vit dhe mezi presim të mbarojë edhe projekti i aeroportit të Vlorës”, u shpreh ai.

Në kuadër të promovimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, Panairi i Berlinit ishte ekspozita më e fundit që Bedini e cilëson të suksesshme, bazuar në interesin e treguar nga operatorët e huaj për vizitueshmërinë në grupe.

“Ka pasur një interesim jashtëzakonisht të lartë nga shumë operatorë që bëjnë kërkesa për të sjellë grupe në Shqipëri. Franca do të jetë surprizë edhe këtë vit me grupet e tyre që po rezervojnë në të gjithë jugun e Shqipërisë. Pra, do të kemi një sezon të mirë edhe këtë vit”, tha ai.

Infrastruktura akomoduese ka nisur të bëhet gati, përfshirë edhe burimet njerëzore, të cilat edhe këtë vit po plotësohen me shtetas të huaj, ndërsa çmimet pritet të jenë të pandryshueshme nga një vit më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...