Kolona të gjata kamionësh në Merdar, shoferët e mllefosur me Kurtin për ndalimin e importit në pikat e tjera kufitare

Data:

Shpërndaje:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që lejon importin nga Serbia vetëm përmes pikës kufitare në Merdar, ka shkaktuar tollovi të madhe të kamionëve. Sipas shoferëve, llogaritet të jenë duke pritur deri në 150 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Sipas vendimit të 7 tetorit të vitit të kaluar, ndalohet importimi i mallrave serbe nga vendkalimet tjera derisa sa të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike.

Një shofer kamioni u shpreh i mllefosur me këtë vendim, duke thënë se ka gjashtë muaj që përballen me ndalesa të tilla në pikat e tjera kufitare.

Ai ka thënë se kreu i ekzekutivit nuk po interesohet për bizneset kosovare, duke thënë se pritja e tij për më shumë se 48 orë ka qenë i mundimshëm.

Image

“Që dy ditë, pa ngrënë e pa pirë, sepse Albini (Kurti) ka vendosur që malli i Serbisë të vijë në Merdar e sipas tij vetëm Merdari është shtet në Kosovë e asgjë tjetër. Unë kam pasur të shkojë në Prishtinë, e ka bërë pa çare të vijnë këtu të gjithë, ka bërë tollovi shumë të madhe. Që pesë muaj dhe deri në 150 kamionë nonstop janë në linjë duke pritur. Që 48 orë (duke pritur), qe sa erdha duke pritur në rrugë. A kam pasur bukë e ujë, nuk i ha palla atij (Kurtit). E kam pasur shumë të vështirë, ngrënia në kamion, fjetje në kamion, e kjo është marria e Zotit çka po i bën bizneseve të Kosovës… unë e kam votuar herën e kaluar por kurrë më, marri se çfarë po bën, e këndej po krenohet me rritje të buxhetit”, u shpreh ky shofer, teksa tha se po e mendon edhe migrimin.

“Ma ka gërdit jetën, kam mbetur 53 vjeç këtu, por ta kisha ditë kurrë nuk kisha qëndruar këtu. Pa bukë kemi qëndruar e pa ujë, është dashtë 4-5 kilometra me ble diçka në Mërdar, e arsyeja është se ky terminali doganor nuk mund ta përballojë gjithë këtë fluks”, raporton Ekonomia Online.

I shqetësuar u shpreh edhe një shofer tjetër, ndonëse nuk ishte në dijeni për vendimin e datës 7 tetor.

“150 kamionë janë, që nga dje prej orës 12 duke pritë. Nuk e di pse, por pyeteni Albin Kurtin, e ai e din se përse i ka vendos këto masa. Vështirë ka qenë, pa bukë e pa ujë, jemi bërë si rrugaçë”, u shpreh një tjetër shofer.

I mllefosur i shpreh edhe një shofer nga nacionaliteti serb.

“Nuk mund të flasë unë, tollovi shumë, asgjë nuk bën. Dy ditë e gjysmë po pres kot, kjo është katastrofë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës...

Ari kalon 5,000$ për ons, shënon rekord të ri historik

Sot, çmimet e arit u rritën në më shumë se 5 000 dollarë (4,215 euro) për ons, duke...

Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe...

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...