Ulet çmimi i derivateve

Data:

Shpërndaje:

Dizeli nga sonte në mesnatë do të jetë më i lirë për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të ulet për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Vendimi ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 2.08 për qind.

Çmimet me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) janë ulur për dy denarë dhe do të kushtojnë 70 përkatësisht 69,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 zvogëlohet për një denar, ndërsa i EUROSUPER BS-95 për gjysmë denarë, kështu që do të shiten për 76,5 pra 74,5 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së, edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 1,240 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 42,261 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht për 51,432 për qind për benzinën, 4,044 për qind për dizelin, 3,960 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 2,791 për qind për mazutin. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,5995 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...