Dimitrieska – Koçoska: Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim

Data:

Shpërndaje:

Tashmë kanë filluar të duken rezultatet e punës sonë. Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim, vlerëson ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska, duke iu referuar të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) për papunësinë, prodhimin industrial dhe eksportin.

“Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhënat për shkallën e papunësisë në vend për tremujorin e katërt të vitit 2024 e cila shënoi një rënie prej 11,9 për qind që është një nivel historikisht i ulët duke shënuar një rënie prej 0,4 për qind pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie prej 0,7 për qind pikë krahasuar me vitin 2023. Në të njëjtën kohë, punësimi është në rritje dhe arrin 46,2 për qind. Rezultate pozitive pas një periudhe më të gjatë kohore janë edhe në prodhimin industrial i cili shënoi një rritje prej 1,4 për qind në janar 2025”, tha Dimitrieska-Koçoska në konferencën për media në Qeveri.

Ajo bëri të ditur se këto janë të dhëna se janë realizuar mbi 13.067 vende të reja në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2023, që është një mbështetje ekonomike për të sapopunësuarit dhe tregues se është krijuar rritje në kompanitë që ka nxitur krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa kjo është regjistruar edhe në tremujorin e katërt të vitit 2024 përmes rritjes së BPV-së prej 3,2 për qind.

Është thelbësore, shtoi ajo, që që ky proces të ngritët dhe duke marrë parasysh arritjet e ekonomisë në dy tremujorët e parë të vitit 2024, krijimi i parakushteve për një mjedis të sigurt biznesi që ndikon në realizimin e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe një standard më të lartë jetese. Gjithashtu, kjo është edhe kyçe për tërheqjen dhe realizimin e investimeve të huaja direkte, për të cilat javën e kaluar njoftuam se në vitin 2024 është realizuar shuma më e lartë historikisht mbi 1 miliardë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...