Oferta turistike në Bursën ndërkombëtare turistike në Berlin

Data:

Shpërndaje:

Oferta turistike e Maqedonisë, lokalitetet më atraktive në vend dhe produktet vendore turistike do të prezantohen në Bursën ndërkombëtare të turizmit, e cila nga sot në tre ditët e ardhshme do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Në panairin e madh të udhëtimit, inovacioneve, njohurisë dhe frymëzimit për shtyrjen e kufijve turistik, 190 vende dhe rajone do të prezantohen me 5.600 ekspozues, të gjithë me produktet e tyre tërheqëse dhe inovative turistike.

Prezantimi maqedonas në Berlin po mbahet në bashkëpunim me Agjencinë për promovim dhe përkrahje të turizmit me numër rekord të bashkëekspozuesve, operatorëve turistikë dhe hotelierëve.

Nga Agjencia theksojnë se tregu turistik gjerman po bëhet prioritet, i mbështetur edhe nga fakti se turistët nga Gjermania janë në top pesëshen e qëndrimeve në vend, me 38 mijë vizita turistike dhe 75 mijë fjetje dhe një rritje prej 8 për qind të shënuar vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...