Ekskluzive: Durmishi në Pikë Podcast: Paga minimale në maj do të rritet! Sa do të marrin qytetarët?!

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në “PikëPodcast” me gazetarin Mefail Ismaili ka treguar ekskluzivisht se Qeveria do të rrisë pagën minimale në muajin maj.

“Më 20 deri më 25 mars diku është afati i fundit për tu mbajtur mbledhja ku do të vendoset paga minimale, që të respektojmë ligjin dhe marrëveshjen që është në fuqi, paga minimale për vitin 2025 gjegjësisht, pagën e prillin të cilën punëtorët do ta marrin në maj do të jetë 400 euro, ose 24.400 denarë”, tha ministri Besar Durmishi.

Sipas tij, në bazë të Ligjit që është në fuqi, paga minimale përllogaritet 50% e indeksin të shpenzimeve për vitin paraprak dhe 50% e pagës mesatare dhe del se sa do të jetë paga minimale. Ai shpjegoi se janë gjithmonë të gatshëm të përkrahin sindikatat dhe bizneset por edhe qytetarët për rritjen sa më të madhe të standardit.

Emisioni i plotë i #PikëPodcast me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, do të publikohet sonte në ora 20.00 në Ora24.tv dhe Almakos.com, ku flitet për

– Sa do të rritet paga minimale dhe kur

– Çka përmban ligji i ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve

– Çka do të ndodh me marketet që kishin marrëveshje të fshehur për çmimet

– Cilat masa i merr Ministria e Ekonomisë dhe Punës përmbrojtjen e qytetarëve

– Masat për ruajtjen e krahut të punë

/Ora24.tv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...