Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Ivanov viziton Dhomën e Tregtisë të Ankarasë

Data:

Shpërndaje:

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov ka zhvilluar një vizitë në Dhomën e Tregtisë të Ankarasë (ATO), ku është pritur nga Kryetari i Bordit Drejtues të ATO-s, Gürsel Baran, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga ATO, në takimin që ka realizuar me ish-presidentin Ivanov, Baran ka theksuar se Maqedoninë e Veriut e sheh si çelësin e paqes në Ballkan dhe se marrëdhëniet investuese dhe tregtare mes dy vendeve po zhvillohen vit pas viti.

Duke vënë në dukje se Maqedonia e Veriut është pothuajse një bazë për sa u përket tregtisë dhe investimeve të jashtme, Baran tha:

“Përderisa tregtia jonë e jashtme ishte 400 milionë dollarë 10 vjet më parë, sot ajo ka kaluar 900 milionë dollarë. Kompanitë tona turke kanë investime në Maqedoninë e Veriut prej afro 2 miliardë dollarësh, në fusha që variojnë nga bankat në ndërtim, menaxhimi i aeroportit te arsimi, tekstile dhe veshje të gatshme deri te sigurimet. Përditësimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut është gjithashtu në agjendë. Ne besojmë se tregtia mes vendeve tona do të rritet më tej me zgjerimin e marrëveshjes në fusha të reja”.

Ivanov, në kuadër të vizitës së tij në Türkiye, dje u prit nga kryeparlamentari turk Numan Kurtulmuş, ndërsa sot gjithashtu mori pjesë në një konferencë të titulluar “Marrëdhëniet turko-maqedonase”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...