“Karta e artë” në vlerë 5 milionë euro për pasanikët e huaj, Trump shpall skemën e re të vizave

Data:

Shpërndaje:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të shesin “bileta të arta” me vlerë pesë milionë dollarë për të huajt që duan të shpërngulen në SHBA dhe të hapin vende pune.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të fillojnë të shesin dokumente të qëndrimit të përhershëm për “pothuajse pesë milionë dollarë”. Ky dokument do të quhet “Kartat e Artë të Trumpit”, i modeluar sipas “kartonit jeshil” të kahershëm dhe të lirë, raporton Al Jazeera.

“Njerëz të pasur do të vijnë në këtë vend duke blerë këtë biletë. “Ata do të jenë të pasur, do të jenë të suksesshëm, do të shpenzojnë shumë para, do të paguajnë shumë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Është disi si një kartë jeshile” për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, “por në një nivel më të lartë të sofistikimit”, tha Trump, duke shtuar se “karta e artë” do t’u jepte mbajtësve të saj akses “drejt shtetësisë” në planin afatgjatë.

Oligarkët rusë, shumica e të cilëve janë nën sanksionet e SHBA-së pas pushtimit rus të Ukrainës, potencialisht do të jenë në gjendje të aplikojnë për programin.

Programi i ri funksional në dy javë

“Unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë”, tha Trump. “Është e mundur” që ata të kenë të drejtë për programin, shtoi ai.

Trump tha se programi i ri i imigracionit mund të fillojë të funksionojë për rreth dy javë.

“Golden Cards” do të zëvendësojë programin e emigracionit “EB-5”, i cili lejonte investitorët e huaj me shuma të mëdha parash të krijonin vende pune në SHBA dhe të fitonin qëndrim të përhershëm në vend.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se programi ekzistues ishte i prirur për mashtrim dhe ishte “një mënyrë për të marrë karton jeshil me një kosto të ulët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...