Kostoja e jetesës në muajin janar ishte më e lartë me 4,9 për qind në bazë vjetore, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 5,2 për qind

Data:

Shpërndaje:

Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje për 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje për 5,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është 0,2 për qind.

Rritja e inflacionit në janar të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në këto grupe: Mallra dhe shërbime të ndryshme për 1,6 për qind, Mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1,5 për qind, Restorante dhe hotele për 0,7 për qind, Ushqime dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë dhe Rekreacion dhe kulturë për 0,1 për qind.

Në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, rënie e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Transport për 0,9 për qind, Komunikacioni për 0,4 për qind, dhe Veshje dhe këpucë për 0,2 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, Shëndetësi dhe Arsim mbeten në të njëjtin nivel si muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë janar të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 shënon ulje për 0.4 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...