Çka po sjellë rritjen e përdorimit të substancave narkotike?

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 14 shkurt – Fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit është tejet shqetësues në Maqedoninë e Veriut, ambientet ku të miturit përdorin këto lëndë janë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet shkollore. Kjo flet për një situatë drithëruese ku vendet edukative janë shndërruar në vende degjeneruese dhe degraduese të nxënësve. Në vend të edukatës dhe arsimimit në shkolla “servohen” lëndët narkotike. Mbase, janë një numër i vogël i nxënësve që veprojnë në këtë mënyrë dhe janë konsumues të substancave narkotike, por për moshën në të cilën ndodhen janë të pa vetëdijshëm për veprimet që bëjnë, shkruan Zhurnal.

Rritet përdorimi i drogës te të rinjtë –

Konsumi i lëndëve narkotike mes të rinjve po bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues. Profesori universitar dhe psikologu Lulzim Murtezani, në një intervistë për emisionin Ftesë në Studio në Alsat, theksoi se fenomeni i drogës është kompleks dhe parandalimi i tij është jashtëzakonisht i vështirë.

“Grupmosha më e rrezikuar janë të rinjtë 15-vjeçarë, ata që për shkak të kureshtjes mund të devijojnë në rrugën e tyre,” tha Murtezani, duke shtuar se faktorët kryesorë që i shtyjnë të rinjtë drejt drogës janë mungesa e eksperiencës, kureshtja, përjetimi I traumave, ankthi dhe ndjenja e të qenit të tjetërsuar nga shoqëria.

Ai theksoi nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër këtij fenomeni, duke përfshirë shkollat, familjet, shoqatat dhe mediat.

“Nëse nuk gjejmë hapësirë për dialog dhe vetëdijesim, të rinjtë mund të bien viktimë e manipulimeve dhe rrëshqasin lehtësisht në këtë rrugë.”, theksoi Murtezani në Ftesë në Studio.

Sipas tij, shoqëria shpesh e neglizhon këtë problem, ndërsa tregtia dhe konsumimi i drogës po bëhen gjithnjë e më të dukshme mes të rinjve, pa ndonjë reagim serioz nga institucionet.

Mungon një strategji e mirëfilltë për siguri dhe edukim –

Shkollat janë institucione edukative – arsimore, nxënësit janë në meshën më delikate dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Fenomeni i përhapur tashmë në çdo shkollë që pas çdo aksioni policor të kapen nxënës me substanca narkotike është tregues se në çfarë niveli ndodhen shkollat në vendin tonë. Shqetësuese dhe tmerruese kur dëgjohet që të rinjtë viktimizohen si pasojë e mungesës së informimit për dëmet që vijnë nga përdorimi i substancave narkotike.

Prandaj, duhet një mobilizim i gjithanshëm për krijimin e një strategjie e cila do të ishte efikase dhe do të prodhonte rezultate produktive në reduktimin e këtij fenomeni tashmë të përhapur. Ministria e Arsimit, OJQ-të e ndryshme, institucionet e sigurisë duhet që njëzëri nëpërmjet takimeve informuese, fletushkave të ndryshme, të senzibilizojnë nxënësit për dëmet dhe pasojat që shkaktojnë përdorimi i klëndëve narkotike.

Nga ana tjetër, trekëndëshi fëmija – prindi – mësimdhënësi duhet të fuqizohet edhe më shumë që rastet e tilla të parandalohet, të merren masa preventive dhe të jenë në kontakt të përhershëm për kohën se si fëmijët e kalojnë në shkollë, dhe ndihma që i ofrohet nga stafi. Mes tjerash vlen të theksohet që është më se e nevojshme pikërisht në këtë epokë të ketë prindërim më të përgjegjshëm. /Zhurnal.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...