Kreditë po paguhen në kohë/ 4.17% e huave nuk janë shlyer, vlera më e ulët në dekadën e fundit

Data:

Shpërndaje:

Jo më me vonesa të tejzgjatura apo edhe të mbartura ndër vite. Qytetarët po tregohen më të rregullt në pagesën e kësteve të kredive.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se raporti i huave me probleme në 2024 ra në 4.17% nga 4.7%. E përkthyer në vlerë monetare, nga 35.3 miliardë lekë në 34.8 miliardë lekë.(grafik)

“Më shumë se 1 dekadë që nuk kemi patur një pritshmëri të tillë për rënien e nivelit. Që do të thotë është rritur përgjegjësia e qytetarëve për të paguar këstet e tyre sipas kushteve, kontratës, afateve në kreditë e tyre hipotekore dhe jo vetëm”, tha Eriola Hoxha-eksperte ekonomie.

Për të shmangur mundësinë e rikthimit të vlerave në rritje të kredive me probleme, 11 bankat në vend u treguan më të kujdesshme në dhënien e tyre. Kryesisht për individët dhe bizneset në sektorin që kërkojnë hua për blerjen e pasurive të paluajtshme.

“Janë bankat e nivelit të dytë që kanë rritur nivelin e kërkesës kushtet për dhënien e kredive. Kjo i bën qytetarët të jenë më të përgjegjshëm në mënyrë që kur lënë pronat e tyre kolateral i çon drejt frikës së humbjes së pronave të tyre që shërbejnë për këtë punë”.

Nisur dhe nga ecuria pozitive e shlyerjeve të pagesave, Banka e Shqipërisë për tremujorin e parë të 2025 parashikon një lehtësim të standardeve të kredimit si për individët por dhe biznesin e vogël e të mesëm.

ECURIA E KREDIVE ME PROBLEME/ (Burimi: Banka e Shqipërisë)

Dhjetor 2023 4.74%
Dhjetor 2024 4.17% -0.57%

 

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...