Tatimi mbi të ardhurat, Investitorët e huaj: Parapagimi pa vlerësim mund të mbyllë korporatat

Data:

Shpërndaje:

Vijojnë problemet për zbatimin e ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ankesat vijnë nga korporatat e huaja në raportin “Përmirësimi i klimës së biznesit –Nxitja e Investimeve. Propozime nga investitorët e huaj në Shqipëri” të hartuar nga Shoqata e Investitorëve të huaj (FIAA) dhe GET (German Ekonomic Team e financuar nga Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik, në Gjermani).

Raporti i hartuar në fillim të muajit shkurt 2025, theksohet se ndonëse për parapagimin e tatimit mbi të ardhurat nga korporatat, si në ligjin 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe në Udhëzimin nr.29 për zbatimin e tij, përcaktohet si e drejtë e korporatave, kërkesa për uljen e këstit të parapagimit të tatimit për rastet e rënies së aktivitetit,  kompanitë ankohen se kërkesat për reduktime për shkak të fitimeve më të ulëta shpesh vonohen dhe, në shumicën rasteve, mohohen.

Në të kundërt, rritja e pagesave tatimore paradhënie nga administrata tatimore është pothuajse automatike nëse autoritetet vlerësojnë se të ardhurat e periudhës tatimore në vijim do të tejkalojnë periudhën e mëparshme me më shumë se 10% çdo muaj bazuar në nëntë muajt e parë).

Po ashtu raporti evidenton se sipas ligjit 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, udhëzimi 26/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, Ligji 9920/2008 “Për Procedurat Tatimore” korporatave u kërkohet të bëjnë paradhëniet mujore ose tremujore të tatimit mbi të ardhurat bazuar në fitimet e dy viteve të mëparshme 6 (sipas një formulari specifik).

“Ndërsa këto parapagesa janë thelbësore për buxhetin e qeverisë, ato paraqesin gjithashtu sfida të rëndësishme për bizneset. Nëse nuk rregullohet siç duhet për të reflektuar situatën aktuale financiare, këto parapagesa mund të çojnë në mungesë likuiditeti, prishje të operacioneve, ose në raste ekstreme, kontribuojnë në mbylljen e bizneseve”, citohet në raport.

Për të adresuar këto çështje nga bizneset rekomandojnë se duhet të të forcohet neni 63.3 i udhëzimit 26/2023 për të krijuar procedura më të qarta dhe efikase të dorëzimit të kërkesave, duke siguruar që bizneset të dinë saktësisht se kur dhe si të kërkojnë reduktimet dhe kur të pritet një përgjigje.

“-Procedura e dorëzimit duhet të përcaktohet qartë. Idealisht, këto kërkesa duhet të trajtohet përmes sistemit të dosjeve elektronike.

-Udhëzuesi duhet të përfshijë afate kohore të përcaktuara qartë për dorëzimin, vlerësimin, dhe miratimin e kërkesave.

-Nëse një kërkesë për ulje refuzohet, organeve tatimore duhet t’u kërkohet të japin a shpjegim të qartë për vendimin e tyre”.

Së dyti, kompanitë duhet të kenë të drejtë të apelojnë refuzimet e padrejta. “Për më tepër, vlen të merret në konsideratë një fleksibilitet më i madh për parapagimin e taksave, për të pasqyruar më mirë situatën aktuale financiare të bizneseve”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...